Rezulton fals alarmi për bombë, çantë e dyshimtë pranë maternitetit

redaktor

Ka rezultuar fals alarmi për bombë në bulevardin “Zogu i parë” në kryeqytet. Një telefonatë në numrin 129 rreth orës 18.00 njoftoi policinë se një çantë e dyshimtë ishte lënë në trotuarin e mesit të bulevardit “Zogu i pare” në zonën mes maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Uniformat blu mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë rrethimin e zonës dhe nuk lejuan kalimin e qytetarëve në këtë rrugë.

Policia bëri të ditur se nga çanta dëgjoheshin pulse zanore dhe kjo ka rritur dyshimet se mund të kishte një mjet shpërthyes brenda çantës, por pas mbërritjes së ekspertëve xhenierë është vërtetuar se në çantë ka pasur aparatura elektronike, por se nuk bëhej fjalë për bombë.

Po verifikohet nga policia se kush e ka dhënë këtë alarm, i dyti brenda 5 ditësh. Pak ditë më parë u dha një tjetër afër shkollës “Sami Frashëri”.

Po punohet për zbulimin e autorëve që shkaktuan këtë panik dhe alarm bombë në një prej rrugëve më të frekuentuara.

****
Alarm për bombë te Materniteti i Tiranës
Një çantë e dyshimtë, e braktisur pranë maternitetit “Mbretëresha Gerladinë”, ka vënë në lëvizje policinë e kryeqytetit.Çanta u gjet nga kalimtarë të rastit rreth orës 16:50, në trotuarin mes maternitetit “Mbretëresha Gerladinë” dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Kalimtarët lajmëruan menjëherë policinë, e cila pasi kreu testet e para konstatoi se nga brenda çantës dëgjoheshin pulse zanore, duke bërë që të lëshohet alarmi për mundësinë e vendosjes së një bombë.

Policia rrethoi të gjithë zonën dhe pasi kreu testet e nevojshme, konfirmoi se alarmi për bombë ishte fals, pasi brenda çantës nuk kishte asnjë material shpërthyes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *