Ministrat teknikë, Basha mbledh grupin parlamentar të PD-së

Ornela

Pak orë para votimit të ministrave të rinj teknikë sot në një seancë të jashtëzakonshme në parlament, Partia Demokratike njofton mbledhje urgjente të grupit parlamentar.

Mbledhja mes tyre dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha pritet të mbahet rreth orës 12.00 në selinë blu.

Në këtë takim mendohet të diskutohet rreth votimit të ministrave teknikë, si dhe fushatës elektorale. Po ashtu, pjesë e diskutimit do të jenë edhe propozime për hartimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet që do të mbahen më 25 qershor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *