Rama në Përmet: Populli lëngon i papunë se kryeministri s’bën për atë punë

redaktor

Fushata elektorale e socialistëve vijoi mbrëmjen e sotme në Përmet, ku u prezantuan kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Në fjalimin e tij, kryesocialisti Rama falënderoi të pranishmit për mbështetjen, duke u premtuar rilindjen e Shqipërisë.

“Dëshira dhe zemra që ju ka shtyrë drejt këtij sheshi nuk gabojnë, ne do ta rilindim Shqipërinë, shpresën e humbur në çdo familje të zakonshme. Unë besoj se Shqipëria europiane mund të ndërtohet këtu në Atdheun tonë. Ne e duam këtë vend dhe kjo dashuri na mjafton për të çuar përpara projektin e një Shqipërie të re, ku populli jeton në paqe, në harmoni e mirëqenie.”- deklaroi Rama.

Më tej, kryetari i PS-së akuzoi kryeministrin Berisha për papunësinë në vend duke thënë: “Populli lëngon i papunë sepse ka 8 vjet që mban në punë një kryeministër që nuk është për atë punë.”

“Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka një kryeministër 70 vjeç. Jo më! E dini ju që presidenti Clinton që ka gati 15 vjet që e ka lënë detyrën është më i vogël se ky katragjyshi me antiplumb që vjen vërdallë me 200 rojë dhe me qen që kërkojnë nëpër turmë se mos ka ndonjë bombë e me snajpera nëpër pallate.”- vijoi Rama.

Sikurse në mitingjet e tjera, kreu i opozitës ka bërë një ekspoze të programit të Partisë Socialiste, duke e vënë theksin tek ulja e taksave.

“Projektin që do të hapë rrugën e rilindjes do ta nisim me parimin kush fiton më shumë do paguajë më shumë dhe kush fiton më pak do paguajë më pak. Brenda 100 ditësh njerëzve të zakonshëm të këtij vendi që mbajnë hapur gjithë këto dyqane rreth e rrotull do t’i lehtësojmë duke ja hequr taksën e biznesit të vogël dhe duke përgjysmuar tatimin e fitimit. Ne do ta bëjmë zero taksën 20% për ushqimet jetike. Shqipëria i ka të gjitha ato që i duhen që askush të mos flejë i uritur dhe askush të mos zgjohet i uritur.”- theksoi lideri i PS-së.

Rama ftoi qytetarët e Përmetit që më 23 qershor të votojnë për qeverinë socialiste, që siç tha ai, do tu qëndrojë përkrah. “Nuk do të jeni më vetëm unë do të jem në krahun tuaj, ne do të jemi në krahun tuaj. PS do të jetë në krahun tuaj.”-tha ai.

***

Rama-minoritarëve: Mos votoni Spiro Kserën, diskreditoi kauzën tuaj

Pas takimit të zhvilluar me qytetarë të Gjirokastrës, kryetari socialist Edi Rama zhvilloi një takim me banorë të Dervicianit ku dhe ka kërkuar që ata të mos japin më asnjë votë për Spiro Kserën. Duke e cilësuar si tradhëtar të interesave të kësaj zone, Rama u shpreh se Spiro Ksera mori votat për të mbrojtur interesat e minoritarëve dhe e katandisi besimin e tyre në një kartëmonedhë për të bërë Pazar me Berishën, për një karrige.

“Më vjen shumë turp të them që do sjellim ujë për fushatë. Ne ujin e kemi, të thonë pse nuk e lënë ujin të vijë. Nga Saharaja duhet thënë do biem ujë, Shqipëria është vendi i dytë më i pasur me ujë në Europë. Ne do ta bëjmë me patjetër betejën përfundimtare me ujin, pa çuar ujin në çdo rubinet, kot themi që jetojmë në Europë”, tha Rama.

Sipas tij, “Uji mungon për të pirë, për tu larë, kur duhet të vaditet toka, por për përmbytje është me tepri. Kjo çështje mjafton për ta ndëshkuar këtë qeveri, Saliu thotë e kemi sjellë, asgjë nuk ka sjellë prandaj edhe do largohen, ne do bëjmë betejë ditë e natë që të garantohet uji në rubinet e parcela, ne i vetmi vend i NATO-s që nuk ka ujë. Kjo e ujit është betejë për civilizim. Ne do investojmë 160 milionë dollarë për të cuar ujin kudo që ka tokë dhe për ti dhënë mundësi njerëzve të fitojnë nga përdorimi i tokës”, vijoi Rama.

Më tej Rama ftoi minoritarët e Dervicanit të mos japin më asnjë votë për Spiro Kserën, pasi siç komentoi kryesocialisti ai e ka tradhtuar dhe diskretituar çështjen e tyre.

“Mos i jepni asnjë votë atij Spiro Kserës, këta lloj tradhtarësh i kam zët, që përfaqësojnë një interes më të madh se një parti, që morën votë për të mbrojtur interesat e minoritarëve dhe e katandisin besimin thjesht në një kartëmonedhë për të bërë pazar, për të zënë një karrige që i bën fresk Saliut e për të shtuar ca kile më shumë. Nuk e di pse duhet ta votoni Spiron, 8 vjet nuk ka bërë asgjë për ju. Tani që PD do humbasë, ç’ju duhet Spiro juve? Pse ta hidhni votën dëm për një personazh qesharak, e ka diskretituar kauzën tuaj. Interesi juaj shkon përtej partive”, tha Rama.

Rama nënvizoi ndër të tjera se nuk do bëjë premtime të tipit, “Do ta bëjmë Dervicanin si Zvicra”. Ne nuk tregojmë përralla, e dini vetë ju kush i tregon, gjyshi
70 vjec me antiplumb, me roje, me qen, me snajperë del edhe tregon përralla”, ironizoi ai më tej kryeministrin.

Keni vetëm një zgjidhje tha ai më tej, “Ose mbani Spiron e Saliun në qafë o qeverinë në krahë dhe unë ju zotohem se problemet tuja do jenë edhe të miat”.

Share This Article
35 Comments
      • saliu me gjithe kserat i tradhetuan shqiptaret, i shiten interesat e kombit, shiten detin e Jugut, shiten Shqiperine, per tu pasuruar vete dhe sherbetoret e pushtetit.
        Te nxjerrim me 23 qershor saliun ne pension qe t’i hapim rruge punesimit te shqiptareve, qe qeverine ta kthejme ne sherbim te shqiptareve, jo ne sherbim te nje familje ne pushtet.

        • e rregulluar femijet edhe mbas 5 brezash ne vijim.erdhe nga maja e anes edhe zaptove shqiperine e e ndave ate midis femijeve te ty.ti nuk e do popullin o sali.ti nuk mendon aspak per te.ti e ke lene ate ne meshire te fatit.ky popull nuk te do me.ky popull ka vuajtur prej teje.tanime ske me pune ne kete komb.tjeterkush e ka rradhen dhe kete do ta kuptosh mbas 23 qershori.

        • Po sigurisht nje tradhtar i kombit si Saliu vetem tradhtare mund te mbledhe rreth vetes, vetem vemje, horra qe thithin gjakun e leket e shqiptareve si te ishte limonate!
          Ne duhet te mobilizohemi, te dalim te votojme kunder ktyre monstrave qe kane vite qe po na vrasin ngadale ngadale!

        • Jo vetem Spiro Kseres qe nuk duhet t’i japim vota, po asnje kandidati kriminel te PD-se!
          Eshte nje skandal qe njerez te tille na kane qeverisur keto vite e vazhdojne na qeverisin! Duhet ti themi JO me, JO me ketij sistemi te korruptuar e klientelist qe na ka kalbezuar si shtet!

      • Permeti ky qytet me njerez te kulturuar, te punes, eshte lene teresisht ne harrese nga qeveria shqiptare.
        Duhet qe te ta ndeshkojme kete qeveri qe harron, qe drejtohet nga gjyshi sklerotik, qe te ndryshojme te ardhmen e vendit,duke votuar PS dhe Edi Ramen, qe ka programin per rindertimin e Shqiperise si e gjithe Europa.

      • SALI BERISH NUK ESHT GJE TJT VEC SE NJE NJERI QE DI TE VRAS SHUM MIR DHE NJE KLYYSH ENVERI

        CFARE PO BEN KY NJERI QE NUK RESHT SE BERI MARREZIRA

        DUHET QE TA QERRUAR SA ME PARE KY NJERI VETME VJEDH DHE KERCENO.

        VOTONI 29

    • Deshira per te rilindur Shqiperine eshte prezente tek cdo Shqipetar qe kerkon nje vend Europiane, ku pushteti nuk gjendet ne doren e nje personi, por eshte i bazuar ne institucione te pavarura dhe demokratike.

      Me kete qeveri jemi shume larg ketij qellimi.

    • ah more berisha ci bere popullit.i ke lene me halle,jetojne me frike,i theve ndjenjat

      e zemrat pjeses me te madhe te popullit,i ke lene ata pa buke pa uje pa drita.cfare te duam me ata nga ty ? ti e ke bere vete veten qe mos te te votojne kete 23

      qershor sado qe çirresh ashtu si i marre e kerkon votat e popullit.njerezit nuk i ke me mbas vetes sepse nuk kane me asgje as ti nuk i ke dhene me asgje.duam me

      te miren per vete e ajo qe na ofon ti nuk eshte me e mira per ne.\

      SALI BERISHA VETEM VERET NJERZ SE NUK E MERR DOTE VOTONE ME NJERZIM

    • DO kemi fitoren se Nuk duhet te kemi me Nje plak qe din vetem te vjedh dhe te

      krecenoj e ka cu vendi. Ne katastrofe.. dhE nJERZIT kAN FRIK TE DALIN JASHTA

      SE I VRETE SALIU Nese Nuk i japin voten Esht Koha e rilinjde esht Koha e partise

      socialiste forca rilinjde Esht Momenti i pushimit nga puna per plakushinnn

      cfare ka ber sali qe te ket ber basha Esht sikur te jet salibash dhe Nuk kan naj

      ndryshim Njeri me hajdut se tjt nxene
      si Me Mesuesin
      esht koha te kemi Nje rilinjde..

      Un besoj ke edi ramen esht Ne te miren e shqiperi ku kemi si faket tiranen dhe qe Ky bashushi Nuk ka ber asigjo deri tani.

    • populli do pune qe te siguroje buken e gojes
      genjeshtrat e saliut i kane ngopur njerezit
      ky burre duhet dhe do te largohet
      vetem me voten per rilindjen!
      voto nr29!

    • populli mezi po i shtyn keto 13 dite
      por te jete i bindur sali berisha
      qe nuk do te kete pune pas ketij afati
      fitore partia socialiste
      voto nr29

    • fitorja do jete e partise socialiste
      dhe vetem e saj
      voto nr29
      qe mbas dates 23
      saliu te jete i papune
      dhe vendi te rilinde!!!

  • rilindja eshte afer, shikoni kujt ja hidhni voten Nuk e di pse duhet ta votoni Spiron, 8 vjet nuk ka bërë asgjë për ju. Tani që PD-ja do humbasë, ç’ju duhet Spiro juve? Pse ta hidhni votën dëm për një personazh qesharak, e ka diskretituar kauzën tuaj. Interesi juaj shkon përtej partive

  • asnje vote per askend qe nuk eshte pjese e rilindjes, asnje vote per tradhetar e te pafte qe jane skllever te berishes dhe kompanise se ti private, shteti duhet te marre emrin shtet se ka kohe qe askish sve dore ne kete vend, cdo gje po behet kundra ligjit

  • edi rama sa here qe flet na shton optimizmin se per kete vennd te rrenuar ka akoma shprese, jeni nje lider i vertet dhe kam besimin e plote qe do te beni ate qe gjyshi nuk beri per 8 vite urime ne fitoren e sigurt

  • Ne 300 ditet e para ne do te sjellim rendin dhe sigurine ne vend, kemi plan konkret per te bere te denje Policine e Shtetit, jo si tani qe te vjen keq kur e shikon ne rruge duke ngrene fara e duke pritur t’i dale dicka, ku te kapin ndonje leke, ja ky ehste nje lider per tu besuar edi rama jemi me ju

  • teksa 23 qershori po afron saliu spo le njeri dhe aktivist te partis socialiste pa cenuar , hequr nga puna , dhe deri ne vandalizem , prishje prone dhe bomba ne shtepi kulimiiii ne nuk i duma keto gjera jemi qytetar dhe jemi ne demokraci dreqi e mori

  • bravo zoti rama ju jeni nje lider i vertet dini cfare thoni dhe jemi te sigurt qe do te beni ate qe saliu nuk mundi te benste per 8 vite rilindje dhe per berati dhe policanin, vetem me vote do ta zhdukim dhe do ti tregojme atij qe ne jemi ndryshe dhe se kemi akoma shprese

  • lere o zoti rama se eshte turp do te trullosi popullin me rrogene e13 dhe kur te gjith e e dime qe e vuri dha ne dhjetor, dhe ne shkurt nuk i dha rroge punonjesve eshte i semur i kane mbaruar mashtimrt sdi cthote

  • permeti dhe jo vetem jane lene ne meshire te fatit dhe askush nuk eshte kujtuar per ta , shkuan i moren voten dhe si pane me me sy, ndaj sot ata shkojne prap aty me mashtrime po ata nuk do ti besojen poshte saliu duam rilindje

  • ja keshtu fitohen zgjedhjet me te verteten dhe me programe ne te mire te komunitetit pa e ndare qytetarin nga fshatari dhe jugun nga veriu, nje lider qe ka treguar qe di te punoje dhe do te punoj dh per shqiperine ne jemi gati dhe e duam ndryshimin

  • e ka gjet zgjidhjen sala

    do ikim ne KANADA

    do te na perzere dhe nga vendi qe te na i mari te gjitha

  • berisha ne 8 vite ka shenur tragjedi dhe afera te medha korrupsioni dhe mos zbatimi te ligjit dhe kete kur e ben ai populli do ta bej e do ta bej, te shporret se ka zhgenjyer kedo , ai nuk ka me vend ketu , ai nuk meriton me asgje, dhe cdo shqiptar e di kete ndaj boll mbajtet fjalimet falso te gjyshit

  • Papunesia eshte nje ceshtje teper serioze sepse sa dita qe vjen shifrat rriten frikshem, po shkojm ne nje krize te thell ekonomike, duhet sa me pare Rilindje….Per me shume punesim dhe per me shume mireqenie ekoonomike me 23 Qerhore cilido prej nesh ka vetem nje zgjedhje…voto Partin Socialiste.

  • Shifrat e papunesis jane alarmante, e fundja nuk ka nevoj per shifra e studime sepse realiteti e tregon vete sepse vihet re nje papunesi e madhe kudo qe shikon e me kedo qe flet eshte e njejta gje, te gjithe ankohen se kane mbetur pa pune…Rilindje per me shme punesim.

  • Per me shume punesim per shqiptaret voto skuadren e Rilindjes sepse me Berishen ka vetem thellim te numrit te papunesis, militantet e partis se tij bejn edhe nga dy pune ndersa shqiptaret e thjeshte enden rrugeve kot..Te vjen keq qe te rinje te talentuar dhe te diplomuar sot enden rrugeve pa pune dhe pa shprese…..Rilindje sa me pare.

  • se kur flet lideri flet lideri Projektin që do të hapë rrugën e rilindjes do ta nisim me parimin kush fiton më shumë do paguajë më shumë dhe kush fiton më pak do paguajë më pak. Brenda 100 ditësh njerëzve të zakonshëm të këtij vendi që mbajnë hapur gjithë këto dyqane rreth e rrotull do t’i lehtësojmë duke ja hequr taksën e biznesit të vogël dhe duke përgjysmuar tatimin e fitimit. Ne do ta bëjmë zero taksën 20% për ushqimet jetike

  • Me 23 Qershor une votoj partin socialiste sepse ajo ka nje program te detajuar per punesimin. Ndaj cdo shqiptare qe sot eshte i papune ka nje arsy teper te fort te votoje Skuadren e Rilindjes sepse ajo eshte zotuar per me shume vende pune per shqiptaret….Rilindje

  • permeti dhe cdo qytet i shqiperise eshte lene ne meshire

    turp nje cope shqiperi eshte dhe mos te behet asgje per vendin

    skan nge se do i vjedhin te gjitha dhe do ti privatizojne te gjitha …Greqia qe eshte ne krize standarti i jetes eshte larte

    ndersa shqipetaret e shkrete vdesin per buke

  • Sipa partis Berisha punesimi gjithmone ka qene prioritet, por vetem me fjale sepse veprat jane shume larg, nuk duken fare….Duhet Rilindje edhe per sektorin e punesimit, sepse punesimi eshte nje ceshtje vertet alarmante. voto numrin 29 voto partin Socilaiste te Shqiperis.

  • Me 23 Qershor cdo shqiptare ka mundesin qe ti jape vetes nje qeveri qe mendon seriozisht per punesimin e shqiptareve dhe kjo parti eshte partia sociliaste, e cila ka nje program te mire studiuar per punesimin e shqiptareve…..Vot Rilindjen qe te Rilindim sektorin e punesimit.

  • Shqipetaret me 23 Qershore kane vetem nje zgjidhje te votojne masivisht partin socialiste, per ti hapur rruge zhvillimit ekonomik, punesimt te te rinjeve dhe njekohesisht ti hapin rruge endrres europiane te shqiptareve…..Voto numrin 29, voto Skuadren e Rilindje.

  • Historia e Shqipërisë ka kaluar në shumë luftra e beteja. Por erdhi dita e demokracisë dhe shqiptarët kujtuan se erdhi LIRIA e vërtetë për ta. Por nuk ndodhi tamam kështu. Demokracia erdhi vetëm për pushtetarët dhe lakejtë e tyre. Demokracia na mohoi historinë duke thënë se Shqipëria lindi me saliun!? Por demokracia jonë ishte si një makth për shumicën e vendit. Kapitalizmi që krijuam ne ishte i llojit …”Moho gjithçka TË KALUAR DHE …GJITHÇKA FILLON NGA ZERO!”
    Dhe në njëfarë mënyre kështu ndodhi. Sepse që të fillonte gjithçka nga zero duhej të kthehej analfabetizmi, duhej të kthehej papunësia, duhej të kthehej injoranca, duhej të kthehej mungesa e ujit, mungesa e energjisë elektrike, mbyllja e kombinateve , uzinave, fabrikave, metalurgjikut, rafinerisë, instituteve kërkimore-shkencore, Akademisë, etj.etj.

    Por kjo teori idiote e “Fillimit nga zeroja” nuk qe gjë tjetër veçse një “ILUZION I NJË ILUZIONISTI” që kurrsesi nuk gjen zbatim praktik. Sepse bota është këtu ku është sot, vetëm duke u bazuar dhe RESPEKTUAR TË KALUARËN! Por këshilltarët sharlatanë të udhëheqësve tanë, kanë harruar tu thonë atyre se historia e KAPITALIZMIT ka një të vërtetë historike që thotë…” Klasa punëtore është VARRMIHËSI I KAPITALIZMIT”. Dhe në realitetin e sotëm, është POPULLI ai që e luan këtë rol VARRMIHËSI. Kur KAPITALISTI I MADH harron se është pikërisht ky “populli i vogël” që realizon paratë e tij të mëdha, atëhere zemërimi popullor bëhet i papërmbajtur, sepse PABESIA dhe PADREJTËSIA nuk falen kurrsesi!!! Populli kërkon të drejtën e tij! Dhe sigurisht kur POPULLI ndërgjegjësohet për këtë, mjerë ata që e kanë shkelur me këmbë!!!

    Mjerë ai udhëheqës që i kthen kurrizin popullit të vet!!!
    Mjerë ai udhëheqës që gënjen e mashtron popullin e vet!!!
    Mjerë ai udhëheqës që mohon historinë e popullit të vet!!!
    Mjerë ai udhëheqës që vjedh popullin e vet!!!
    Mjerë ai udhëheqës që vret popullin e vet!!!
    POR
    Mjerë ai popull që e mban akoma në kurriz një udhëheqës të tillë!!!
    Mjerë ai popull që e justifikon një udhëheqës të tillë!!!
    Mjerë ai popull që e fal një udhëheqës të tillë!!!
    Mjerë ai popull që i bën avokatin një udhëheqësi të tillë!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *