Vasili: Objektivi ynë është vetëm një, LSI forcë e parë!

DITA Online

 

Kryetari i LSI, Petrit Vasili vijon turin e tij të takimeve që pas zgjedhjes në krye të kësaj force politike. Gjatë takimit në njësinë 9 Vasili tha se synimi i kësaj force politike është vetëm një, të dalë forcë e parë politike, pasi LSI realizon ato që premton.

Prandaj kjo është forca jonë, prandaj dhe bindja jonë, prandaj dhe objektivi ynë është vetëm një: LSI forcë e parë! Kjo rrugë pa kthim e jona, ky objektiv pa kthim i yni, ka startuar prej ditësh po tani kërkon sprintin final, shpejtësinë maksimale dhe deri në 25 qershor duhet të mos na zërë gjumi, duhet të flemë me merakun se si e ç’bëmë sot, ç’bëmë gjatë gjithë orës e si kontribuuam ditën e sotme e të nesërme deri më 25 qershor, që LSI të jetë forcë e parë”, tha kreu i LSI-së.

Vasili premtoi se me LSI forcë e parë do të punësohen 100 mijë të rinj duke vlerësuar turizmin si sektorin me potencial të lartë për vende të reja pune.

LSI premton ato që realizon dhe ka një premtim shumë të madh dhe shumë të rëndësishëm: në katër vjetët që vijnë, nën drejtimin e LSI-së forcë e parë, 100.000 punësime për të rinjtë. 100.000, një numër që nuk është realizuar kurrë në Shqipëri. Vetëm turizmi ka një potencial të programuar nga ne për të realizuar 35.000 të rinj të punësuar. Bujqësia ka një potencial  që realizohet brenda 4 vjetëve nga ne për 25.000 të punësuar. Infrastruktura ka një potencial plotësisht të arritshëm, për 25.000 dhe 15.000 të tjerë janë në sektorin shumë të rëndësishëm të shërbimeve, informatikës, shërbimeve juridike. Pra 100.000 vende pune për të rinj është një objektiv i qartë, i menduar mirë dhe që do të realizohet në drejtimin e LSI-së në katër vjetët që vijnë”, tha Vasili.

Share This Article
4 Comments
  • shpresojmë që jo o petromaks!!
    po dolët ju të parët prit PS-PD në qeveri!!
    sido që të jetë,ju të LSIsë keni për ta ngrën aq thellë sa qafën skeni për ta dredhur dot!!
    ne si popull leshko jemi, i pranojmë të gjitha!!mjafton të mos nai varësh hejbet!!bëj e mospyet!!

  • O Vasil,ta kemi ne mes nesh.
    Te lutem,mos t’ju zere frika!
    Nje fjale timen kije ne vesh.
    Kryetare s’je,eshte Monika.

  • Jam krejtesisht i qete, pasi kjo eshte nje deklarate teresisht emocionale! Ketyre u rane pendet, dhe kerkojne ti japin fuqi vehtes me te tilla forma! Perbindeshi LSI ra nga fiku, dhe kjo eshte nje shenje e mire e maturimit politik, qe vetem i ben mire popullit dhe vendit, sepse te gjithe e dine se si eshte perdredhur ky formacion politik per te kapur pushtetin!

  • Ore Vasili ,ku do i gjesh ti 100000 vende pune ,ne turizem ,pse jane ndare pronat . Une kam toke me hektare ne bregdet dhe skam mare as edhe nje milimeter ,bile edhe cadren e diellit private timen , ne token time nuk ma lene .Po me habit ..Me qe ke qene ,deri dje o Vasili min i drejtesise ,na sqaro ju lutem ,a ka afate kohore mbarimet e gjugjeve ne shqiperi . Konomi ,gjygjtari i ndjere i Vlores , qe u sakatua nga mafja ne pushtet , ka 5 vite qe pret vetem ne gjykaten e larte . Mund tna sqaroni .PS :Behet fjale , se i ka tokat ne Gjirin e Lalzit . Presim sqarime per afatet kohore z Vasili .Ju faleminderit per pergjigjen e per mirekuptimin..Zoti ish minister i drejtesise …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *