Rama: Ia dolëm t’i imponojmë PD-së ndryshimet kushtetuese dhe zhbllokimin e vettingut

DITA Online

Në një takim me banorët e Saukut të Vjetër, kryeministri i vendit ka folur për projektet dhe ambiciet e PS-së, ndërsa nuk i ka kursyer ngacmimet për demokratët pak orë para se Kuvendi të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme ku do të votojë ligjin e vettingut dhe emrat e ministrave të rinj.

Ne ia dolëm t’i imponojmë PD edhe ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi edhe zhbllokimin e vettingut sot pas pak minutash. Ja dolëm që PD të rikthehet në zgjedhje. E kemi thënë se i duam në zgjedhje se na shijon më shumë fitorja duke i mundur ballë për ballë se sa duke i lënë mbyllur në çadër. Ne nuk shkelëm Kushtetutën nuk u tallëm me popullin. Nuk shkelëm as ligjin kur shtymë me 1 jave datën e zgjedhjeve. Ishte e vetmja mënyrë për shtyrje ligjore. Ne besojmë që nëse ju themi njerëzve që duam të bëjmë shtet të jemi të parët që i respektojmë ligjet”, tha ai.

Kryeministri tha ndër të tjera se nga 16, synon të marrë 18 mandate në Tiranë.

Nuk jemi engjëj, larg qoftë por në sheshin e betejës politike jemi shqiptarët më të mirë. Kështu që besoj se këtu në Tiranë ne meritojmë dhe s’kërkojmë asgjë më shumë se sa na kërkon në 18 mandate”,- tha ai.

 

Share This Article
1 Comment
  • Me kualicion more 16 , ndersa vetem do marresh 18 ?
    Humor Surreli duket kjo. Nese shkon 14 duhet te jesh i lumtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *