Telebingo-Shqiptare / Shorti 21 Maj 2017

redaktor

 

Çmimi i madh ndalet në Tiranë, fituesi merr 3,542,450 lekë

 Dhuratat dhe çmimet e mëdha të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare, kanë gëzuar edhe në shorteun e katërt special (të hedhur gjatë ditës së djeshme), me mijëra familje në të gjithë vendin. Fieri, Durrësi, Tirana, Korça, Berati, Shkodra, Elbasani dhe Kuçova, ishin ndër qytetet fatlume, ku fituesit e dalë gjatë lojës telefonike, u janë gëzuar surprizave të shorteut të fundit special të Biletës së Artë “4X4+”.

Superbingo mbi 35 milionë lekë (të vjetra), 4 çmime nga 10 milionë lekë (të vjetra) secila, si dhe shumë dhurata të tjera, ishin vetëm disa nga çmimet surprizë të fituara ditën e djeshme. Fituesit e lojës telefonike i janë gëzuar shumave të mëdha që kanë kapërcyer shifrën e 60,000 lekëve. Nexhati në qytetin e Fierit, ishte i përzgjedhuri i parë i lojës me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, është shpallur fitues i 60,000 lekëve, si dhe një telefoni celular, të ofruar dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit.

Pas Fierit, përzgjedhja rastësore e kontrabiletave e ka ndalur lojën telefonike në kryeqytet, ku Pëllumbi krahas shumës prej 30,000 lekësh, ka fituar si dhuratë edhe një telefon celular dhe dy orë. Elizabeta në Berat ka vijuar më tej lojën, për të gjetur zarfet ku fshiheshin çmimet më të preferuara. Por, me përzgjedhjen e bërë, ajo është shpallur fituese i shumës prej 70,000 lekësh, si dhe një aparati celular.

Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurës së radhës. Fatlumja në kryeqytet, duke shfrytëzuar edhe shansin e dhënë “2 herë fat”, ka fituar shumën prej 120,000 lekësh, si dhe një aparat celular. Loja telefonike është ndalur sërish në kryeqytet, duke shpallur Gurien si fituese të radhës. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ajo ka fituar nga shorteu special shumën prej 30,000 lekësh, një set tapetesh, si dhe një aparat celular. Bejazia në Fier, ka siguruar nëpërmjet lojës telefonike shumën prej 60,000 lekësh, si dhe një telefon celular.

Ndërsa Diana në kryeqytet ishte fituesja e fundit e lojës telefonike që ka vijuar të gjurmojë çmimet e fshehura në zarfe, duke siguruar shumën prej 80,000 lekësh, si dhe një aparat celular. Loja ka vijuar më tej me hedhjen e shortit të goglave për superbingon e javës, e cila ka mbërritur në vlerën e 3,542,450 lekëve.

Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe fituesit e serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur fitues të serisë me një linjë 18907 lojtarë, ndërsa të serisë me dy linja janë shpallur 260 persona, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare shumën prej 4,085 lekësh.

Fitues të dy biletave janë shpallur edhe të gjitha ata persona që në biletën e tyre, kanë numrin 2 të përcaktuar si numër fati. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës e çmimeve të Telebingos, ka vijuar më tej me përzgjedhjen e fituesve të tjerë.

Me një çmim të dyfishuar tashmë, Telebingo ka përçuar në shtëpitë e 10 familjeve të përzgjedhura çmimin tradicional të javës, kësaj here në vlerën e 20,000 lekëve, të cilës i janë shtuar edhe një kupon prej 100 eurosh. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të 10 milionë lekëve (të vjetra) Bujarin në qytetin e Fierit.

Këtë çmim e kanë fituar edhe tre familje të tjera, përkatësisht Sofia në Durrës, familja Dulja në Laç, si dhe një tjetër familje në qytetin e Elbasanit. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni informacionet e plota në lidhje me fituesit e shpallur në shorteun e hedhur gjatë pasdites së djeshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *