Patozi ironi me Bashën

Elton Tafaruci

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat që është zhvilluar sot paradite, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vendosur t’i prezantoj vetë ndryshimet që PD ka propozuar për rritjen e penaliteteve për ata që tentojnë të shesin apo blejnë votën.

Gjatë kohës kur kreu i PD-së, Basha ka shpjeguar ndryshimet është ndërprerë nga deputeti demokrat Astrit Patozi.

Përmes batutës, Patozi i ka kërkuar Bashës shpjegime se sa dënohet një deputet që shet mandatin? “Kryetar dëgjova që një qytetar që tenton të shes apo të blejë votën dënohet nga 1 deri në 7 vite burg.

Dua të di sa dënohet një deputet që vendos të shes mandatin dhe të kaloj me një forcë tjetër politike i cili ka marrë me mijëra vota?

E them këtë se me këtë logjikë duhet të dënohej me burgim të përjetshëm. Meqë ne dënimin me vdekje nuk e kemi”, ka thënë me batutë Patozi.

Share This Article
2 Comments
  • dejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine says:

    O Patozi qeverite e superkriminalizuara e te superkorruptuara te denoncuara ne dite e vite me ze,figure e deshmi te gjalla,sa istitucionale,aqe dhe popullore e medjatike,na bejne ligje per te denuar me burg fukarain qe disponon te drejten e nje vote,vote qe ai ka te drejte ta hedhe ku te doje dhe si ti doje kokrra e qefit.Dhe kete qefe apo deshire nga varferia e tejskajshme kerkojne t’ja mohojne me ligje ato palopolitikane bastard qe e shesin mandatin e tyre me qindramijra euro,apo dollare.Ja pra ky eshte ndryshimi prej alenaces me boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik ne dite e vite,denon nje shitje vote nga padija,apo uria,dhe perkedhel duke mbajtur nen sqetull ata deputete qe shesin mbi 10mije vota njeheresh,Dhe kjo e tera me ndergjegje,dhe porosi nga kryetaret apo nga etja per leke te piset e pushtet pa kufi brenda djallit.Ne kete konteks i ngelet popullit qe me demostrata paqesore e te pa ndaleshme ti thote NDAL kesaj dukurie sa banale aqe dhe amoralokorruptive.PROTESO sa nuke eshte vone,ne emer te moralit e dinjitetit njerezore te neperkembur nga bota e krim-korrupsionit-imoralo-politik qe vazhdon te riciklohet ne te tre pushtetet me nje barre krimesh e superkorrupsionesh mbi supe deri me sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *