Çadrën tjetër le ta ngremë në Gërdec

redaktor

 

Agim Dalipi

Të gjithë e dimë atë përrallën e vjetër me priftin që i kaloi miu në mjekër dhe nuk gjeti rehat derisa e vrau. I thanë se u mundua shumë e nuk ishte gjë e madhe se i kaloi në mjekër një mi i vogël. U përgjigj: “Nuk është puna se kaloi një herë miu, por e vrava se ai do ta bënte rrugë e pas tij do të vinin të tjerë”. Këtë histori më kujtoi marrëveshja PD-PS e 18 majit.

Kjo marrëveshje u quajt nga të gjitha gjërat: sukses e na uruan të huajt për “luajalitetin” e dëshirën e mirë të dy liderëve; u quajt pazar ku i fituar doli njeri apo tjetri nga të dy; u quajt zgjidhje e krizës kur njwra palë thoshte se nuk ka krizë e tjetra e quante hatanë më të madhe të pas 90-tës; u quajt zgjidhje për të mos ta lënë këtë popull (sovranin?!) pa opozitë; u quajt shitblerje e njwrës palë nga tjera e kështu me radhë. Këtë e bënë më së shumti dhe analistët tanë, të varur, të anuar, analistë-sejmenë, puthadorë e të pavarur por dhe ne vdekëtarët e thjeshtë që u japim votën.

Majko nga shtëpia rozë thotë se Rama bëri gabim por për një qëllim të mirë duke na ngatërruar se kush është më i mirë: mjeti apo qëllimi dhe del se qëllimi paska justifikuar mjetin e gabuar.

Gjinushi thotë se e tëra kjo nuk është veçse një marrëveshje politike që shkel kodin dhe një hile e madhe politike.

Ben Blushi ish i PS-së, i librave apo i LIBRA-s shprehet se Edi Rama bleu Lulzim Bashën dhe PD me para në dorë dhe se “Kushdo që shkon nesër për të votuar duhet të dijë, nëse voton për Rilindjen ka votuar për Sali Berishën dhe nëse voton për PD, ka votuar për Edi Ramën. Kjo është e thjeshta e këtyre zgjedhjeve, i kanë lënë shqiptarët me qëllim pa opsion”.

Ilir Meta, tashmë i zgjedhur President i vendit dhe që gjithmonë ka shkëmbyer “isharete” me sy me PD-në gjykon kështu: i lumtur për arritjen e marrëveshjes, krizën e quajti si artificiale, pasi sipas tij të njëjtën gjë e ofroi edhe McAllistr, por nuk u pranua. Po ashtu për krahasimin me krizën e vitit 2008 tha se nëse ajo vite më parë u përjetua si tragjedi, kjo e sotmja përjetohet si komedi. Vetëm nuk tha se nga kush përjetohet si e tillë: nga ata që marrin pjesë në këto marrëveshje, politikanët tanë apo nga sovrani që nuk u pyet kësaj here.

Basha e quan fitore që e solli çadra. Edi Rama e quan fitore të tij dhe kthen përgjigje: Lulëzim fitore të tilla paç ngahera. Por le ti lemë dy “të mëdhejtë” se çfarë është ky pakt e dinë më mirë ata të dy në atë takimin kokë më kokë .

Por, sidoqoftë, sovrani është pyetur te kutitë e votimit katër vite më parë dhe e dha vendimin e vet. Mirë që nuk ju plotësuan shumë nga ato që priti, nxjerrjen e përgjegjësive për krimet e Gërdecit, 21 janarit, humbjen e milionave e plot të tjera, por duke ngritur një çadër e duke kërcënuar nga mospjesëmarrja në zgjedhje e deri te tërheqje zvarrë, u futën në një qeveri për të kontrolluar “bandën e PS” nga brenda. Pra nëse nuk fiton dot në zgjedhje mund të ngresh një çadër , qoftë edhe aty ku ke vrarë, dhe të dalësh i fituar.

Ky është precedent jo vetëm tek ne por ma pret mendja edhe në botë sepse nuk mund të ketë të mundur-fitimtarë e as fitimtarë-humbës. Prandaj, sa herë të ketë zgjedhje, ata që humbin dhe ata që e dinë se humbin, çadrën e kanë aty. Edi Rama tha se mund të jepet me qera. Prandaj kushdo mund ta marrë, të bëjë qejf 23 orë aty brenda dhe të durojë një orë liderët de jure e de facto dhe të dalë i fituar. Thonë se edhe rroga është e majme. E mira fare do të ishte që çadra të vendoset në Gërdec aty ku shpërthimi vrau 26 njerëz. Se në bulevard gjaku u bë ujë.

Por ka një kleçkë. Duhet të jesh vetëm nga Partia Demokratike. Se Partia Socialiste nuk ja thotë dot për çadër se një herë e provoi dhe doli si rruar qethur. Por le të bëjnë edhe një gjë: të kryejnë një marshim bashkë, e kush do tju vejë pas nga Gërdeci në Tiranë siç e bënë dikur.

Vlen këtu të kujtohen fjalët e Ronal Reganit se politika është konsideruar si zanati i dytë më i vjetër në botë dhe disa herë i ngjan shumë të parit. Dhe i pari dihet kush ka qenë.

Sidoqoftë çadra e ka vendin e radhës në Gërdec.

 

Share This Article
7 Comments
  • “Se Partia Socialiste nuk ja thotë dot për çadër se një herë e provoi dhe doli si rruar qethur.”
    këtu e ke gabim lali!!
    rama shkruajti atë “romanin”bestseler,më të shiturin në botë në 3279 vitet e fundit!!
    kurvanin nëse i kujtohet dikujt!!aty ku ai kishte derdhur tërë fjalorin,fillozofinë e tij logorike,të pa krahasueshme,sidomos në trojet shqiptare ku vetëm mol pretendenti për nobel i përjetshëm mund ti afrohej!!
    këta bënë një çadër dhe fituan gjysmën e qeverisë,kurse PS doli si rruar qethur,por fitoi “kurvanin” e ramës!!tashti e kanë në vënd të “manifestit komunist” të marksit dhe engelsit!
    byrekshitësi rama tashti tepsinë e ndan më mirë!nuk është si PDja!!
    rama është si djali që nuk dinte të bënte seks dhe kërkoi ndihmën e të jatit!!
    dhe kur u rrit i biri dhe ky i mësojë si të bëjë seks i tha”futja dhe ti një herë se unë nuk jam korrnac si gjyshi tënd” dhe ajo që ishte “bankoprova” ishte e jëma e djalit!!

    • Sh e sakt ajo pjesa qe vec prej vendit ku oshte ven cadra edi sduhej ti kishte dhene as doren. Pikrisht aty ku ata kriminel vran 4 veta shkojn dhe ngrejn cadren dhe edi prostituta shkon i fal qeverin si me qene e vetja dhe jo e marr prej nesh. Mos te presi me vota prej nesh.

      • VOTË TË BARDHË LALI VOTË TË BARDHË!!
        VOTË PËR ASKËND!!
        tu tregojmë ndyrësirave se boll kanë tallur hajdarin me ne!!

  • Situata eshte shume e thjeshte: Rama u detyrua te leshoje qeverine sepse PD filloi te merrej me rastin e bankes ku eshte anetare e keshillit mbikqyres Linda Xhillari. Dha bile me shume se sa kerkoi PD-ja. Gjithe te tjerat jane shashka. Ato ishin paralajmerime qe nese nuk vinte ne rrugen e zotit do dilnin te dhene te tjera. Shantazhi funksionoi sepse Rama e di mire cfare di Berisha per te.

  • Ashtu eshte, popullit nuk iu plotesua asnje deshire, se populli e ka mendjen te gerdeci, jo te leku dhe te familja e vet, dhe te kalamajte e vet, te puna e vet, por te gerdeci i 2011, vetem te gerdeci.

  • Ne cdo 4 vite ne prak te fushates per zgjedhje duhet te hyjne ne perdorim cadra.Cader per kriza artificiale jane me te sukseseshme se ato natyrore.Ne cader nga ky rast,vakt e ne te ardhmen duhet te pergatitet cdo parti per te perdoruru vokabolarin ma te piste,ma te shemtuar,ma arrogantin me kercenime per thirrje revolucion,si dhe kercnime ne adrese te cdo liderit,partie si brenda vendit dhe jasht vendit.Por posace ati nderkombetar pavarsisht se kush superfuqi apo shtet i ligesht.Po pa pike terezie e bilanci ti meshoje me sa ka fuqi vrullshem deri te mirret jo vetem zani po dhe firoma.Gjithe kjo taktike cadriste me piksynimin strategjike per ndarje pushtetit ne unitet te perbashket.Ne fund sic thuhet mbetet ambelsira:
    Tegjithe dolen te fituar.Ndersa ne cdo start garimi sportive te fituar ka vetem nji dhe ai asht qe pret shiritin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *