Ç’po ndodh në Londër? Alarm për bombë në avion dhe stacionin e trenit

Ornela

Alarm për bombë në avionin e linjës Dubai-Londër. Mediat e huaja raportojnë se pas alarmit të dhënë, pasagjerët janë nxjerrë nga avioni në aeroportin Heathrow pas një kërcënimi për bombë.

Kompania ajrore theksoi se të gjithë klientët që udhëtojnë nga Dubai në Londër kanë zbritur përkohësisht nga avioni për kontrolle sigurie.

“Kjo është thjesht një masë parandaluese, pasi siguria e klientëve tanë dhe ajo e ekuipazhit është prioriteti ynë numër një”, shtoi kompania.

Nderkohe me pare, policia ka mbyllur stacionin e Londrës, Victoria Coach Station dhe është duke hetuar një pako të dyshimtë, vetëm pak orë pasi një sulmues vetëvrasës vrau të paktën 22 persona në Mançester.

Një zëdhënës i policisë të Londrës ka thënë për BBC se “pakoja e dyshimtë” është duke u hetuar. Ajo është gjetur pranë një stacioni të autobusëve në Londrën Qendrore.

Mbyllja e stacionit, si dhe e rrugës së Buckinham Palace dhe disa rrugëve të tjera në këtë zonë, vjen pas rritjes së sigurisë, pas asaj që kryeministrja britanike, Theresa May e përshkruajti si “sulm të tmerrshëm terrorist” në Manchester Arena.

Sulmi në Manchester Arena ndodhi të hënën vonë, pas koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *