Mat, sekuestrohen 27 kg kanabis

Elton Tafaruci
Tre thasë me 27 kilogramë kanabis janë sekuestruar në Karicë të Matit Njësia Administrative Baz, nga operacioni antidrogë i koduar “Liqeni”.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar i cili për shkak të terrenit mundi të largohej.

Autori i dyshuar, shtetasi L. B., sapo konstatoi praninë e forcave të policisë u largua me vrap në drejtim të një zone të pyllëzuar .

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Mat po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *