Ish-kreu i CIA-s, Brennan: Rusia ndërhyri në zgjedhje

Elton Tafaruci

Ish-drejtori i CIA-s, John Brennan i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit, me komentet e tij para Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve, për ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhje.

“Të gjithë duhet ta kenë të qartë se Rusia ndërhyri fare pa turp në procesin e zgjedhjeve tona presidenciale të vitit 2016. Ata i ndërmorën këto veprime, pavarësisht protestave tona të forta dhe paralajmërimeve për të mos i bërë”, tha John Brennan, ish-drejtor i CIA-s.

Ish-shefi i CIA-s, Brennan tha se nuk e di nëse njerëz nga fushata e Trumpit bashkëpunuan me Rusinë, por shtoi se kishte parë informacione dhe të dhëna, që ia vlente të hetoheshin.

Pavarësisht se u pyet nga paneli, Brennan nuk dha detaje për këtë pikë, duke thënë se bëhej fjalë për informacione sekrete dhe nuk mund t’i diskutonte në një seancë publike.

Brennan përforcon me komentin e tij, pretendimet e Inteligjencës amerikane se Moska u përpoq të ndikonte në zgjedhje, në favor të Donald Trump, pavarësisht se Kremlini e mohon këtë në çdo mundësi që i jepet.

Share This Article
1 Comment
  • Natyrisht qe Rusia e nxori fitues TRAPIN TRUMP ,perndryshe nuk ka se si spiegohet fakti qe Republikanet me TRAPIN ne krye deri 50 minuta se te perfundonin zgjedhjet ishin ne disavantazh prej -4 % dhe ne fund ata parakaluan sepse ne te gjithe shtetet fituese Votuesit e republikaneve rrinin ne “”RADHA te GJATA ” kur gjate gjithe dites votimi ishte i qete dhe sporadik !
    Shikoje ne MYSYRRET dhe vendosi nje cmim TRAPIT qe cfare thote ne darke nuk e thote ne mengjes .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *