Thirrja e Koçit që aleatët e PS të ç’regjistrohen, Gjinushi refuzon ftesën

Ornela

Jo të gjithë aleatët e Partisë Socialiste janë në një mendje, kur vjen fjala te votat që do t’i kërkojnë shqiptarëve për në 25 qershor.

Pas takimit të sotëm me kreun e PS-së, Rama, ku munguan GJinushi dhe Milo, Petro Koçi i PSV 91, Gjergj Koja i PSM dhe Idajet Beqiri i PUK u kanë bërë thirrje elektoratit të tyre që në datën 25 qershor “të mos e hedhin votën kot”, por të votojnë PS-në.

Ndryshe mendon kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, i cili ka caktuar të parin në listën e Shkodrës deputetin Tom Doshi, ka deklaruar për “News 24” se nuk tërhiqet nga gara.

“Ne nuk tërhiqemi”- ka thënë prerë Gjinushi, pas thirrjes së bërë nga Petro Koçi për t’ia dhënë votat PS.

“Çdo votë e hedhur për subjekte të tjera, dëmton fitoren e Partisë Socialiste. Në kushtet që nuk ka koalicione, çdo votë për partitë e vogla dëmton Partinë Socialiste”- tha Petro Koçi pas takimit me Ramën.

Share This Article
6 Comments
  • O Gjinush matematika,
    Toma fiton vete, jo se i ka partia jote votat per Tomen
    Ti ku do te fitosh?

  • gjinushin se ke naiv, mire ka bere per veten e vet
    se rama te le ne balte duhen mbrojtur krahet
    pse su keshillua rama me te vjetrit gjate krizes do kish marre vendime me te zgjuara

  • Ju partit e vogla respektoni strategjin nese e keni kuptue reformen ne drejtesi me ne krye trimin Vetting:Gjithe votat per Partin Socialiste.

  • Gjinushi kishte 13 deputete ne 92,por nuk veproi si Ilir Meta.Kur Berisha filloi represionin kunder opozites,Gjinushi u terhoq nga aleanca me PD.Kur Berisha vodhi zgjedhjet e 96 dhe rrahu opoziten,Gjinushi ishte ne balle te mitingjeve kunder represionit Berishist.Gjinushi i kishte te gjitha mundesite te luante gurin e peshores si Ilir Meta,por nuk e beri politiken e piset por ka qene nga e drejta.Cfatre fitoi?.Gjinushi eshte tradhetuar si nga Nano ashtu edhe nga Edi dhe nuk i ka borxh PS asnje vote,asnje privilegj,por gjithmohe eshte sakrifikuar per keta tradhetare te pabese te elektoratit te vet.Kete radhe s`ka me! Lojen e Ilir Metes dijne ta luajne te gjithe.Dijne ta luajne edhe camet,se po te kishin qendruar camet besnike me koalicionin e PS,nuk do detyrohej Rama te vente ne prehrin e Berishes.Prandaj sa me shume vota per PSD e Gjinushit sepse ky kurre nuk ka rene ne prehrin e Berishes.Ky i ka qendruar besnik elektoratit.Do zoti qe ato dy mandate qe do te marri te jene mandate force,qe te luajne kandarin e pushtetit,se ka hak per te marre.

  • Gjinushi kishte 13 deputete ne 92,por nuk veproi si Ilir Meta.Kur Berisha filloi represionin kunder opozites,Gjinushi u terhoq nga aleanca me PD.Kur Berisha vodhi zgjedhjet e 96 dhe rrahu opoziten,Gjinushi ishte ne balle te mitingjeve kunder represionit Berishist.Gjinushi i kishte te gjitha mundesite te luante gurin e peshores si Ilir Meta,por nuk e beri politiken e piset por ka qene nga e drejta.Cfatre fitoi?.Gjinushi eshte tradhetuar si nga Nano ashtu edhe nga Edi dhe nuk i ka borxh PS asnje vote,asnje privilegj,por gjithmohe eshte sakrifikuar per keta tradhetare te pabese te elektoratit te vet.Kete radhe s`ka me! Lojen e Ilir Metes dijne ta luajne te gjithe.Dijne ta luajne edhe camet,se po te kishin qendruar camet besnike me koalicionin e PS,nuk do detyrohej Rama te vente ne prehrin e Berishes.Prandaj sa me shume vota per PSD e Gjinushit sepse ky kurre nuk ka rene ne prehrin e Berishes.Ky i ka qendruar besnik elektoratit.Do zoti qe ato dy mandate qe do te marri te jene mandate force,qe te luajne kandarin e pushtetit,se ka hak per te marre.PS e ka sakrifikuar gjithmone Gjinushin kur per interesat e ndyta te bashkeqeverisjes ka bashkepunuar me PD.

  • MH , si nuk u lodhe more djale ,apo punon ne kryeministri . A mendon ,qe do te mari doren e te degjoje ty PR Gjinushi . Ate Ramen tend , PR Gjinushi e fut ne xhep te vogel nga zgjuarsia mor djale ,bile edhe ne gjume Pr Gjinushi eshte me i zgjuar se Rama jot zgjuar ..Me keqeardhje MH ,por kjo eshte me se e vertete..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *