Deputeti dhe kryetari i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar, Eduart Ndocaj ka deklaruar se edhe pse është pjesë e opozitës forca politike që ai drejton do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 qershorit.
Në një deklaratë për mediat, kryetari i kësaj partie Eduart Ndocaj tha se PBDKSH do të ketë kandidat në të gjitha qarqet, nëse ai nuk futet në listat fituese të PD.
“Kjo është një kosto për opozitën dhe PD, pasi ne do dalim me kandidatë në të gjitha qarqet e vendit. Ne i kemi dhënë propozimet tona dhe presim përgjigje përfundimtare. Kërkojmë që të trajtohemi si partitë e tjera parlamentare me kryetar në listat fituese”, ka thënë Ndocaj.
Ndocaj ka vetëm pak javë që është bashkuar me koalicionin opozitar, ndërsa deklarata e tij vjen pas lajmeve nga PD se në lista deri tani të sigurt janë Mediu, Dule, Shehi dhe Duka, nëse PAA nuk del vetëm.

O Shqypni, mori Shqypni
Kush t’ka qit me kryet n’hi ?
Mjere demokracia shqiptare , e mjere PD-ja
per “kaubojs” q’i ka !
mu më duket se ka ra pak nga pesha!?
duket që ka punu krubojsi ynë!
një herë e një kohë(para disa vitesh)në një muhabet mes shokësh,pas disa gotsh rakie të këthyer në gërrmaz!hapet muhabeti i kaubljsve si ky lali(politikanëve në përgjithësi).njëri thotë që po të jesh deputet fiton shumë pare,ke me ngron e me pi sa të dush e kështu me rradhë tërë përfitimet e jashtligjshme të tyre!!njëri nga grupi pyet:ça duhet me bo me u bo deputet??
tjetri:-i thu kryetarit të partisë të të regjistrojë dhe njerzit votojnë për ty e kështu zgjidhesh!!
-e ka kush nga ju numrin e kryetarit??pyet ai.
ja japin numrin dhe ai thërret kryetarin!!
kryetari merr telefonin dhe i thot -ça do??
dua me u bo deputet-thotë tipi
a je budalla?i thotë kryetari
budall sa të dush-i thotë tipi-por çfar duhet tjetër për mu bo deputet??
ky tipi ishte kaubojsi ynë!!pati fat e u bo deputet!!dhe ky si iliri filloi e u dobsu!
e kështu me rradhë ……
Mesa po kuptoj PD po mundohet te bej stan me lepuj.Eshte per tu pare si do ja dali, fundi me hajer qofte, por mendja me thote jo.
Dy zhungleret klloun te arenes se parlamentit jane vertet nga ma simpatiket Cowboysi dhe balerini klasik Nard Ndoka.
Mungesa e ketyre ne parlament na krijon zymti monotoni.Ndersa prezenca na jep zgjim dhe humor te paparashikushem me mendime “filozofike” dhe batuta te lezeteshme bajate.
Duhen karagjoze te tille ne parlamentin e ri,pervec komikut Berisha tashme te plakur e te rrudhur nga trute!