Kompania ALBtelecom, si kompania më e madhe në tregun e telekomunikacioneve në vend është angazhuar prej muajsh për të realizuar me profesionalizëm prioritetet e Inspektoratit Qendror si institucioni kryesor, bërthamë për mbikëqyrjen dhe rregullimin e veprimtarisë inspektuese në Republikën e Shqipërisë.
Kjo fazë e projektit, e nisur që në vjeshtë të vitit të shkuar, sapo ka përfunduar, me nënshkrimin e Kontratës për furnizimin e shërbimit Internet për 500 grupe inspektimi përmes Modemeve USB Wireless me kartë SIM, duke shënuar kështu fillimin e një bashkëpunimi afatgjatë e strategjik me këtë institucion, me qëllim krijimin e një klime sa më të favorshme biznesi me procedura administrative të mirëinformuara, e sa më pak të kushtueshme për bizneset.
ALBtelecom ka të gjithë infrastrukturën e nevojshme në të gjithë territorin e vendit për të mundësuar projekte të tilla që lehtësojnë punën e përditshme të institucioneve në sektorët publikë, e privat, biznesin e qytetarin kudo që të nevojitet, duke patur njëkohësisht në fokus të aktivitetit të saj modernizimin dhe dixhitalizimin e shërbimeve elektronike ndaj publikut të gjerë.
Tashmë inspektorët e Inspektorateve Shtetërore të trupave inspektuese dhe, së afërmi edhe inspektorët vendorë pranë 61 Bashkive të vendit, janë të orientuar për kryerjen online të inspektimeve në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë përmes sistemit elektronik “e-Inspektimi, nëpërmjet paketave portabël e modemeve USB wireles, si dhe çfarë është më e rëndësishmja grupet e inspektimit do të identifikohen pranë subjekteve të inspektimit (biznesit) vetëm përmes kartës së inspektorit të miratuar nga Inspektori i Përgjithshëm.

Pervec internetit, telefonit, televizorit tani kemi edhe kontrollin nga ju dmth. Bravo
Shqiperia drejt rruges se digitalizimit me hapa te sigurt dhe gjigand.
Nuk e dija qe ne shqiperi ekzistonte nje inspektorat i tille.
Ja vlen te bashkepunosh per te tilla gjera qe Shqiperise I kane munguar