Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili zhvillon sot një takim me kreun e PDS, Paskal Milo.
Takimi vjen një ditë pasi 23 parti aleate të koalicionit të majtë u tërhoqën nga zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa refuzuan ta bëjnë një gjë të tillë PDS dhe PSD.
Zyra e LSI bën me dije se “Kryetari i LSI, z. Vasili ne orën 10:00 pret Kryetarin e PDS, z. Paskal Milo tek LSI. Pas takimit ka një konference te përbashkët për media”.
Një ditë më parë, në takimin me kreun e PS-së, Rama, ku munguan Gjinushi dhe Milo, Petro Koçi i PSV 91, Gjergj Koja i PSM dhe Idajet Beqiri i PUK u kanë bërë thirrje elektoratit të tyre që në datën 25 qershor “të mos e hedhin votën kot”, por të votojnë PS.
Por Milo dhe Gjinushi iu përgjigjën negativisht kësaj thirrjeje duke deklaruar se janë të vendosur për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare.
Milo tha se Rama nuk e kishte ftuar në tryezën me aleatët, ndërsa Gjinushi theksoi se pa PSD në zgjedhje nuk ka fitore të së majtës. Sipas tij, kjo forcë politike do sigurojë në 25 qershor 2-3 mandate.

Nga pikepamja e strategjise politike keta kane me leverdi te bejne koalicion me Liken sesa me kryepsikopatin qe eshte tallur disa here me ta duke u marre votat e duke i lene me gisht ne goje.
Ne situaten aktuale LSI ka intees qe te bashkoje rreth vetes sa me shume parti te voglia duke i hequr keshtu te dy partive te medha sa me shume votues ne menyre qe neser si PS si PD te kene nevoje te bejne koalicion me “polin e trete” nese duan te qeverisin. Ketu do te shohim se deri ku do ta ule veten kryepsikopati per te siguruar perseri koltukun e kryeministrit. Sic e ka thene ai vete “nuk keni pare gje akoma”.
bravo profesor Paskali !