Një luftanije amerikane ka lundruar shumë pranë ishullit artificial të ndërtuar nga Pekini në detin e Kinës së jugut, e para sfidë që i bëhet pretendimeve kineze për ujrat në fjalë, që kur Donald Trump u vendos në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Burime të cituara nga mediat amerikane pohojnë se anija USS Dewey kaloi vetëm 12 milje detare larg barrierës Mischief.
Pekini e konsideron të tijin thuajse të gjithë detin e Kinës lindore, përfshirë këtu dhe ishujt e barrierat koralore të tij, që ndërkohë pretendohen edhe nga shtete të tjera në rajon.
Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se kanë çdo të drejtë t’i vazhdojnë operacionet e tyre në ujrat ndërkombëtare.
Uashingtoni thotë se nuk mban asnjë anë në mosmarrëveshjet territoriale, por në të kaluarën ka dërguar anije luftarake dhe avione në afërsi të ishujve të kthyer në mollë sherri, duke i quajtur këto “operacione të lëvizjes së lirë”, me qëllim sigurimin e qasjes në rrugët kryesore detare dhe ato ajrore.
Ai ka qenë vazhdimisht kritik ndaj atyre që i sheh si përpjekje të Pekinit për të kufizuar lirinë e lundrimit në ujrat strategjike.
