“I dhamë mundësinë opozitës që të ketë sytë brenda qeverisë”

DITA Online

 

Kryeministri Edi Rama pati një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme e të Sigurisë, Federica Mogherini, në Bruksel, para darkës informale me Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Sipas zyrës së shtypit së Kryeministrisë mësohet se në takim u diskutua për situatën në Shqipëri.

“Mogherini uroi Kryeministrin për marrëveshjen e arritur dhe për zhbllokimin e Vettingut. Përfaqësuesja e Lartë e unionit theksoi edhe njëherë që Bashkimi Europian e ka bërë të qartë dhe do vijojë ta bëjë edhe më tutje, mbështetjen e plotë për të ecur përpara me Reformën në Drejtësi, ashtu sic do vijojë me mesazhet e qarta për ata që e bllokojnë atë” – thuhet në njoftim.

Mësohet se Rama theksoi se marreveshja u bë për Shqipërinë dhe për shqiptarët dhe për nevojën që ka Shqipëria të ndahet nga e kaluara konfliktuale.

Ndërsa në darkën informale, në të cilën Përfaqësuesja e Lartë e BE, Mogherini mblodhi 6 kryeministra, u fol për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për nevojën e vijimit të reformave në rajon, si dhe për perspektivën europiane të rajonit si një i tërë.

“Nuk jam më unë që duhet t’i garantoj zgjedhjet. Tani të gjithë sëbashku duhet të bëjmë çmos që zgjedhjet të jenë vërtetë një vijë ndarëse mes të shkuarës dhe të ardhmes. Ajo që unë kam bërë e jam shumë krenar, ajo që Partia Socialiste ka bërë, duke qenë një forcë udhëheqëse në qeveri, është që duke i dhënë mundësinë opozitës që të ketë sytë brenda qeverisë e të mund të shohë nga brenda raportin mes imagjinatës e të vërtetës, të na japë mundësinë si vend e si popull që më në fund të ndahemi nga historia e shëmtuar e zgjedhjeve të kontestuara me dhe pa të drejtë, pavarësisht se si në të vërtetë ka qenë vullneti i popullit– tha Rama pas darkës.

Share This Article
6 Comments
  • Problemet me imagjinaten dhe te verteten te kane detyruar qe te fshihesh pas llafeve duke mos bere publike asnje shifer.

  • Shko mor pirdhu.Genjen militantet e tu, kujton se mund te genjesh edhe europianet. Pas zgjedhjeve thote tuafi, kerkojme hapjen e negociatave.Zgjedhje ku komisioneret marrin vulen me vete dhe kercasin e ikin. Zgjedhje ku fletet e votimit gjenden te hedhura ne kosh te plehrave…etj.etj. Ah me fal…nuk eshte pergjegjesia e kryeministrit kjo. Ashtu si Mjekesia, Drejtesia, Ekonomia, Arsimi, Rendi, Mbrojtja etj. Ty te kemi per te na care trapin me batuta pa kripe. Te kemi per llafollogji. Ngadale ngadale po kaloni kufirin e peshtiresise. Jeni bere nje tufe horrash qe duhet t´iu hipesh te gjitheve ne ndonje anije dhe ta torpedosh, te shkoni te gjithe ne p..te s´emes.

  • Hajde Ed Bojaxhiu kerko perseri vota tek e majta dhe tek qytetaret e ndershem qe t’ja japesh ne tavoline perseri Sali-Lulushit.
    Cfare pallavrash flet ore frikacak per te ruajtur bythen tende fale gjysme e votave 500 mije, pis.
    Kerkon te mbulosh mutin me shurre.

  • Eshte e vertet qe ti i9 dhe opozites sy per te dalluar imagjinaten nga e verteta, pore, mos harro se kjo opozite qe dje ishte pozite asnjeher nuke e trajton si te vertet edhe perse problemi eshte realishte ashtu sice thua ti.
    Kjo Opozite leshimet per iher te interesave te vendit gjithmon i ka marre si dobesi e hera heres edhe si “:nenshtrim” qe e detyron qeverin te bej leshime.
    Pra asnjeher kjo nuk i permbahet realiteti.
    Pra Partia Social;iste nuk ka partnere te vertet per te shtyer perpare problematiket qe qojen vendin perpara.
    Kjo rezistence e sajuar e kote ishte vetem e vetem nga mungesa e kohezionit politik te saje dhe nga deshira e madhe per ta penguar qeverin qe te mos kete mundesi te ece perpara.
    Keshtu ajo nepermes destabil;izimit kerkonte te largonte invesitoret e huaj dhe kryesishtye turizmin qe shqiperia po lakmohet dita per dite nga turistet Evropian dhe botrore.!
    Keshtu qe Qeveris Socialiste eshte e vetem ne rrugtimin e proceseve te gjithashme sice jan edhe reformat shume te rendesishme deri me sote.!
    Prandaj ajo te gjith keto i shumezon me zero dhe tamam si Zolullute vazhdon te beja parade edhe perse eshte tersishte e deshtuar.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *