Partia Demokratike ka dorëzuar në KQZ kërkesën për t’u regjitruar si subjekt për zgjedhjet e 25 qershorit.
Kerkesa perfshin edhe pjesemarrjen e Partise Demokratike ne zgjedhjet e pjesshme ne Kavaje.
Kjo lëvizje e Partisë Demokratike është bërë 24 orë përpara afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve.
Gjatë orëve të mbetura deri nesër në mbrëmje, Basha duhet të mbyllë negociatat me të gjithë aleatët e tjerë veç Nard Ndokës dhe Dashamir Shehit me të cilët e zyrtarizoi sot.
Më pas ai do të hartojë edhe listën përfundimtare të kandidatëve për t’ia dërguar KQZ-së.
