Edhe partia “Forca Rinia” del kundër PS-së

DITA Online

 

Pas PSD-së së Skënder Gjinushit dhe PDS-së Paskal Milos, një tjetër parti koalicionit të majtë ka dalë kundër PS-së.

Është fjala për partinë “Forca Rinia” që në një deklaratë për mediat thotë se në tryezën e thërritur dje nga kryeministri Edi Rama nuk është arritur asnjë marrëveshje.

“Forca Rinia” thotë se PS nuk ka mbajtur asnjë pikë të marrëveshjes së mëparshme dhe se Rama kërkon ndihmë nga aleatët vetëm kur është në vështirisë.

Deklarata e plotë e partisë “Forca Rinia”:

Ditën e djeshme Partia “Forca Rinia” pati ftesë për të marrë pjesë një tryezë të organizuar nga Kryeministri Z. Edi Rama për partitë e ish-koalicionit të majtë të regjistruara në zgjedhjet Parlamentare të qershorit 2017. “Forca Rinia” iu përgjigj pozitivisht ftesës dhe Kryetari i FRA Z.Dritan Broka mori pjesë në këtë tryezë.

Në tryezë ishin të pranishëm rreth 17 parti aleate të Partisë Socialiste, të cilat janë regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore. Kryetari i PS kërkoi falje për mosrespektimin e marrëveshjeve me partitë aleate, gjithashtu propozoi që secila parti të dal në siglën e PS, sipas një formule që do të caktohej në ditët në vijim, të vlerësohen partitë sipas arritjeve që kanë dhe për dakortësinë për këtë propozim të Edi Ramës, partitë do të kthenin përgjigje ditën tjetër, pra sot.

Theksojmë që nuk u arrit asnjë marrëveshje në atë tryezë, sikurse pretendojnë në një deklaratë për mediat z.Petro Koçi, z. Idajet Beqiri dhe z. Gjegji Koja, hedhim poshtë deklaratat e tyre.

“Forca Rinia” vlerëson si jo korrekte sjelljet e Partisë Socialiste.

Ne vlerësojmë se Partia Socialiste nuk i është përmbajtur asnjë pike të marrëveshjeve të mëparshme, Partia Socialiste kërkon ndihmën e aleatëve vetëm atëherë kur janë në vështirësi dhe më pas hedhin poshtë aleatët. Pikërisht kësaj here Edi Rama i kërkoi ndihmë aleatëve sepse i trembet rezultatit të ulët në këto zgjedhje.

Kështu që për arsyet e mësipërme por edhe mospasjen e hapësirave për implementimin e idealeve e parimeve tona, “Forca Rinia” NUK i bashkohet Partisë Socialiste në zgjedhje.

Disa nga parimet e përbashkëta që më parë çuan në realizimin e marrëveshjes politike midis “Forca Rinia” dhe Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale, parime të cilat u premtuan dhe më pas nuk u realizuan nga Socialistët janë: Ndalimi i importit të plehrave (i realizuar dhe më pas i kthyer prapa), ndalimi i koncesioneve dhe rishikimi i kontratave aktuale koncesionare, mos rritja e taksave, mbështetja e rinisë dhe punësimi i tyre.

Share This Article
7 Comments
  • Koha e fushates i nxjerre lakrat e interresit e te ndershmerise ne shesh.
    I vetmi shqetesim qe ndjeje asht qe Vettingu te kryej detyren ne ate linje qe asht ideuar,nisur dhe te konkretizoje me perkushtim te drejten e barabarte per te gjithe,para ligjit.
    Te zgjidhen krimet e Gerdecit,21 janarit “falja” e detit Grekut,vjedhjet te CEZ-it,ne rrugen e kombit,si dhe shume e shume te tjera qe dihen,qe nuk jane aspak ma te parendesishme.Mbasi,sa do i thjesht te jete krimi asht shkelje penale e duhet denuar.
    Shkurt:
    Te jetojme e te gezojme ne nji shtet ligjor te paster e te ndershem ne mardhenie me popullin.

    • Se mos di ti se ne ca linje eshte projektuar vettingu. Vettingu eshte shitur qe ne projektim me ndarjen e komisioneve. Cdo gje zgjidhet nga sala dhe iliri. Por ti ose je injorant rilindiot, ose thjesht rilindiot qe ben punen ne emer te kryetarit edi qe te propagandosh se sa shune “po sakrifikoni” per drejtesin. Shkoni q… se sju beson me njeri. E ke thene dhe vete me siper qe koha i nxjerr dhe ju ka nxjerr dhe juve. Kaluat nenin 449 e bete liken president, tani na tregoni se duhet drejtesia. I falet shtetin sales e luli por na tregoni se duhet votuar per ps.pse? Qe te behet edi kryeminister.

  • Atehere, “Forca Rinia” le te votoje per forca sali. U lajthitet fare me keto partiçka, por fajin e kane ata qe kane bere ligjet.

    • Po ty shpresa prostituta kush te ka mesuar qe ne demokraci ligjet u bekan qe te hiqen partit? Plaka jote apo dashnori jot edi? Ne demokraci secili individ ka te drejten te perfaqesohet, qofte dhe nje prostitute si puna jote. Ti perfaqesohesh sh mire nga edi. Ka te there qe duan te perfaqesohen nga te tjera forca qe pasqyrojne ku.rvllikun. 😉

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *