Marrëveshja Rama-Basha përpos 6 ministrive teknike, përfshin edhe disa drejtori të rëndësishme në vend.
Si drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve është emëruar sot Arjan Hoxha.
Hoxha zëvendëson në këtë detyrë tashmë ish-drejtorin, Miklovan Kopani dhe deri më sot mbante më parë detyrën e ish-shefit të Antikrimit Financiar.
Drejtori i ri burgjeve është një kundërshtar i madh i Partisë Socialiste.
Ai ka pasur konflikte të forta me dy deputetë e PS-së.
Hoxha ishte një ndër personat kyç në arrestimin e babait të ish ministrit Tahiri, të dyshuar për kontrabandë ilaçesh.
Pas ardhjes së PS-së në pushtet, ai u lirua nga detyra.
Sipas Hoxhës ky shkarkim i tij e cilësoi si një hakmarrje personale të Tahirit.
Ndërsa përplasja tjetër ka qenë me deputetin socialist Taulant Balla, i cili e ka akuzuar ashpër rreth 3 vite më parë ish shefin e Krimit Ekonomik, Arjan Hoxha. Balla pretendonte se Hoxha ka falsifikuar diplomën e Akademisë së Policisë.
Pas një ekzaminimi me mjete tekniko-shkencore të dokumentit “Listë Notash”, me datë 25.07.1999, rezultoi se ishte falsifikuar firma e ish drejtorit të Akademisë së Policisë, Luan Veliqoti.”
Nisur nga ky ekzaminim, Balla ngriti një padi penale kundrejt Hoxhës.
Por, një fakt i tillë u kundërshtua nga Hoxha, duke deklaruar se do të ishte ai që do ngrinte padi penale ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të asaj kohe, Artan Didi dhe ekspertëve.
