Lamtumira e Totti-t: Të dielën e mbyll me Romën. Gati për një sfidë të re!

DITA Online

Francesco Totti njoftoi lamtumirën e tij nga të luajturit me Romën, por jo nga futbolli.

Francesco Totti, flamuri më i madh në historinë e Romës, do të luajë të dielën ndeshjen e tij të fundit me fanellën kuqeverdhë.

“Roma-Genoa, të dielën, 28 maj 2017, hera e fundit që mund ta vesh fanellën e Romës. Është e pamundur për ta shprehur me fjalë gjithçka që këto ngjyra përfaqësojnë, edhe për mua. Gjithmonë. Thjesht ndiej se dashuria ime për futboll nuk kalon: është një pasion, pasioni im. Është pasion kaq i thellë, sa nuk mund të ndaloj së menduari për të. Kurrë. Nga e hëna jam gati përsëri. Jam gati për një sfidë të re!”, shkruan Francesco Totti në faqen e tij në Facebook:

Në muajt e fundit është folur shumë për atë, që do të jetë e ardhmja e tij, e futbollistit që mund të konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj ndonjëherë në futbollin italian. Në fakt, shumë kishin spekuluar për transferimin e tij të mundshëm në SHBA, për të luajtur atje, larg nga Seria A.

Megjithatë, Roma nuk e lëshon kapitenin, me të cilin thuhet se ka nënshkruar tashmë një kontratë për rolin e menaxherit në gjashtë sezonet e ardhshme. Ai do të jetë pjesë e strukturës organizative të klubit, ndoshta së bashku me drejtorin e ri sportiv, Monchi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *