Me një koncert simfonik me pjesët me te bukura nga krijimtaria e pasur e babait të muzikës shqiptare do kujtohet në 90 vjetorin e tij te lindjes Çesk Zadeja.
“Cesk Zadeja dihet tashme që është ai që ka startuar gjithë gjinitë më të mëdha orkestrale, instrumentale të muzikës shqiptare. simfonia e parë, koncerti i parë për piano, baleti i parë shqiptar. Ai ka qenë themelues i institucioneve kryesore shqiptare që krijuan, kultivuan e zhvilluan muzikën tonë, traditën tonë muzikore”, shprehet Zana Çela, drejtore e TKOB.
“Do luhen disa nga veprat kryesore të tij siç është muzika e filmit Skënderbeu, simfonia dhe një nga veprat e fundit që ka bërë në ’96-ën, një vit para se të ndërronte jetë, që vjen nën interpretimin e orkestrës sonë”, thotë Alban Zadeja, i biri.
“Dua të falenderoj me shumë dashamirësi znj. Zana Çela, Desarin dhe orkestrën, instrumentistët e shkëlqyer që ia ngrënë vlerat tim ati”, tha Delina Zadeja, e bija.
Drejtuesja e këtij institucioni gjeti rastin të njoftonte një tjetër lajm të mirë për operën shqiptare.
“Tashme ne në mënyrë legjitime jemi anëtare te ‘Opera Europa’ që do të thotë qe ne jemi gati të ecim me të njëjtat nivele e kushte me teatrot e tjerë operistikë”, u shpreh Zana Çela.
Koncerti në nder të Çesk Zadesë do te mbahet në datën 26 maj në Katedralen e Kishës Ortodokse.

Mire keni shkruar por shkruani te vertetat .Pse Zonja Zana Çela ka thene qe Çesk Zadeja eshte autori I baletit te pare shqiptar? E vertete eshte kjo?
Ndersa persa I perket muzikes se filmit Skenderbeu – me te vertete muzike shume e bukur, Çesk Zadeja (ish student ne Moske atehere) ka meriten qe ka dhene motive te bukura shqiptare. Muzika eshte e kompozitorit Rus Sviridov. Nuk e di Zonja Zana Çela kete? Apo njelloj si ajo qe eshte autori I baletit te pare Shqiptar. E dine te gjithe muzikantet shqiptare qe kjo nuk eshte evertete!
Te gjithe shqiptaret e din qe filmit te Skenderbeut iu’dha cmimi i pare ne Kane te Frances vetem per muziken.Qe asht e kompozitorit Cesk Zadeja.E krijuar mbi motivet te folkut shqiptare.Ai rusi i yt Sviridov e ka te veshtire te krijoje muzike me motive shqiptare.Ai,po,mund te bej dirizhimin.Po jo krijimin e te madhit te pavdekshmit patriotit tim Shkodran Cesk Zadeja.
Injorantet vetem te sakte nuk mund te jene.. Thellohu e merr informacion perpara se te flasesh Zana Cela! Cesk Zadeja mund te jete babai i muzikes shqiptare por ato merita qe i takojne tjeter kujt, nuk mund ti marri..