Spanjë, autoritetet fiskale “shënjestrojnë” Ronaldon

Elton Tafaruci

Pas Lionel Messit, edhe Cristiano Ronaldo përfundon në shënjestrën e organeve tatimore spanjolle. Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja “AS”, sulmuesi portugez i Realit të Madridit nuk ka derdhur në arkat e Agjencisë së të Ardhurave, plot 15 milionë euro të siguruara nga të drejtat e imazhit në periudhën 2011-2014.

Hetimet janë kryer nga Prokuroria e Krimit Ekonomik në Madrid, që duhet të vendosë nëse do të ketë procedim penal, apo thjesht administrativ për futbollistin, i cili u përpoq të rregullonte pozicionin e tij përpara se organet tatimore të nisnin hetimet ndaj tij.

Do të jetë gjykatësi, ai që do të vendosë në këtë pikë. Nëse do të konfirmohet krimi fiskal, atëherë për Ronaldon parashikohet një dënim prej 4 muajsh burg, për ato vite kur është verifikuar evazioni fiskal.

Vetëm një ditë më parë, Gjykata Supreme konfirmoi dënimin me 21 muaj burgim për Messin, që kreu evazion fiskal prej 4.1 milionë eurosh për periudhën 2007-2009, ndërkohë që babait të tij iu ul dënimi, nga 21, në 15 muaj.

Gjithsesi, asnjë prej tyre nuk do të shkojë në qeli, duke qenë se dënimi është më pak se dy vite heqje lirie.

Share This Article
1 Comment
  • Prokurori dhe Gjykata te shkerdhyera edhe ne Spanje coc i dinim…
    Messi qe ka “kryer” nje evazion fiskal qe po ta pyes nuk di te pergjigjet per asgje se jane te tjere qe i menaxhojne te ardhurat denohet 21 muaj BURG per 4,1 milion euro evazion fiskal, ndersa Ronaldo mendohet te denohet me 4 muaj burg per nje evazion prej 15 milion euro qe eshte 3,6 here me shume evazion se Messi.
    Te pjerdhsha mu ne drejtesine e marokeno-spanjolleve qe kane pushtuar Spanjen dhe u kane ndryshuar rracen duke i kthyer ne arabe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *