Federata Shqiptare e Futbollit nuk është kursyer ndaj Skënderbeut duke ndëshkuar ashpër korçarët për ngjarjet e ndeshjes me Kukësin. Reagimi i lojtarëve të Skënderbeut ndaj gjykimit të Jorgjit nuk ka kaluar pa pasoja.
1. KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindemijë) Lekë.
2. Lojtari i KF “Skenderbeu” Tefik Osmani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë fyese e duke u përplasur fizikisht, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshjes pezullim nga aktiviteti.
3. Lojtari i KF “Skenderbeut” Hamdi Salihi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në kundërshtim me etikën sportive, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Zyrtari i KF “Skenderbeu”, Gerhard Takaj, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/b) të KDS dënohet me 18 (tetembëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti dhe në bazë të nenit 20 të KDS i ndalohet qendrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
5. KF “Skenderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindemijë) Lekë.
6. FK “Kukësi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindemijë) Lekë.
7. Lojtari i KF “Vllaznia”, Brunild Pepa, për protestë ndaj vendimeve të arbitrit me fjalë ofenduese, në bazë të nenit 56/1 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8. “Flamurtari” FC për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur mjete ndezëse e duke përdorur shprehje ofenduese, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me 100.000 (njeqindmijë) lekë gjobë.
9. Lojtari i “Flamurtari”FC, Ivan Jakovljevic dhe lojtari i KF “ Laci” , Bruno Lulaj, për sjellje të keqe ndaj njëri-tjetrit, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet secili me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10. Zyrtari i “Vllaznia B”,Elvis Kraja, për proteste të vazhueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. Zyrtari i “Vllaznia B” Arbiaz Hasani për proteste të vazhueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12. Zyrtari i “Sopotit” Bekim Kuli, për proteste të vazhueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13. “Shkëndija Tiranë” U-19, për për mos paraqitje në ndeshjen kundër KF “Porto” U-19, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezulatin 3-0 si dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
14. “Shkëndija Tiranë” U-17, për për mos paraqitje në ndeshjen kundër KF “Kukësi” U-17, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezulatin 3-0 si dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
15. “Korabi” U-17, për për mos paraqitje në ndeshjen kundër “Iliria” U-17, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezulatin 3-0 si dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
16. KF “Brians” U-17 për aktivizim të një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, humbet ndeshjen në tavolin me Akademia AAS U-17 me rezultatin 3 me 0 , në bazë të nenit 54/1 të KDS.
17. KF “Shkendija B.T” U-19, për aktivizim të një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, humbet ndeshjen në tavolin me KF “Tirana B” U-19 me rezultatin 3 me 0 , në bazë të nenit 54/1 të KDS.
18. KF “Tomorri” U-19, për aktivizim të një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, humbet ndeshjen në tavolin me KF “Luftetari” U-19 me rezultatin 3 me 0 , në bazë të nenit 54/1 të KDS.
19. Zyrtari i KF “Butrinti” U-19, Diogjen Muco, për sjellje ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) pezullim nga aktiviteti, në bazë të nenit 56/1.a të KDS.
20. Ekipi i “Edro Vlora” futsal, për mosparaqitje në ndeshje me “Vllaznia Shkoder” futsal humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, në bazë të nenit 55/1 të KDS.

SKENDERBEU DUHET SHKRIRE SI SKUADER.
SIMBOL I KORRUPSIONIT DHE MANIPULIMIT TE NDESHJEVE.
Kjo ndeshje ishte paracaktuar se kush fitonte.
Peshku qelbet nga koka, thote nje shprehje. Duhen hetuar rrenjesisht te gjithe arbitrat, skuadrat dhe menaxherët perkates, por sidomos kupola e FSHF me ne krye A.
Duka , qe e ka bere futbollin shqiptar pazar te hapur kombetar dhe nderkombetar dhe po e vdesin shpirtin sportiv.