Rama takon Trump. Biseda, në Samitin e NATO-s

Elton Tafaruci

 

Burime nga Kryeministria konfirmojnë se ka pasur një bisedë të shkurtër mes Presidentit amerikan, Donald Trump, dhe kryeministrit Edi Rama, gjatë punimeve me dyer të mbyllura të Samitit të NATO-s në Bruksel.

Mësohet se biseda është përqëndruar në aleancën strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, Reformës në Drejtësi dhe luftës së përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Këtë takim e konfirmon edhe kongresmeni republikan i Floridës, Matt Gaetz, me anë të një letre. Ai thotë se është i lumtur për takimin mes tyre. Kongresmeni ishte në delegacionin e para një muaji që vizitoi Tiranën, e thotë se përgëzon kryeministrin për reformat.

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Teksa shikon kete foto e lexon kete lajm pakuptueshem te rrjedhin lote nga gezimi qe usheheqesi i madh i partise takon nje Tra(m)p!E ç’fare arritjesh do me shqipetari kur prijesi i tyre,trashegimtari i Saliut te pare e Lulit te dyte jo vetem qe eshte takuar por edhe ka biseduar!Jeto or popull ditet me te lumtura e me te begata te ketij vendi ku pas kthimit ne Atedhe Ramushi do te na thote:Takimin me Trampin nuk e bera une por populli shqipetar ,reformat qe ai ka ndermare ku fruti i tyre u duke edhe ne aleancen e fundit !Jeto o popull ditet me te gezueshme.

  • Nuk ka asnjë takim mes tyre, nuk ka asnjë shtrëngim duarsh e jo më bisedë. Këtë e tregojnë fotot, videot e transmetuara gjatë gjithë ditës.

    Ish-kongresmeni qe pretendon se Rama – Trump janë takuar, nuk dihet se nga e ka gjetur këtë informacion, pasi nuk është as në samitin e NATO-s në Bruksel, por ndodhet në Florida.

    Amerikane Matt Gaetz që prej 2016 nuk është më Kongresmen i SHBA. Pra, kemi të bëjmë me dy Fake News të shpërndara nga Endri Fuga në mediat besnike. E para Gaetz është ish-Kongresmen dhe takim të Trump me Ramën nuk ka patur.

    Nëse do të kishte, propaganda e zyrës së shtypit në Kryeministri do të nxitonte të nxirrte fotot e takimit Rama-Trump. Por e vërteta është ndryshe. Foto që po qarkullon në mediat shqiptare pranë qeverisë, është pikërisht takimi i Kryeministrit të Greqisë Alexis Tsipras.

    Është Kryeministri grek që po bisedon me Donald Trump, kurse aty pranë është edhe kryeministri Rama duke biseduar me Presidenten kroate. Kjo foto është publikuar në Twitter nga vet Kryeministri Tsipras, i cili e shoqëron me diçiturën: “Sot kisha kënaqësinë të bisedoja me Presidentin e SHBA Donald Trump në Samitin e Brukselit”.

  • Jepjani… jepjani propagandës!
    Ashtu siç thoshte dhe Dullja:
    “Kështjellë e pamposhtur” eshte albanistani i Rama-zanit!
    Presidenti Trump takoi drogmenin Rama-zan 🙂
    Ha ha ha ha ha ha ha 🙂
    Vazhdoni me brofkat dhe bleni votat me nje thes miell 🙂
    Ha ha ha ha ha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *