Partia Republikane do të dalë vetëm në zgjedhjet e 25 qershorit.
Lajmi konfirmohet nga burime brenda kësaj partie, duke zyrtarizuar faktin se PR nuk e ka pranuar ofertën e Bashës.
“Vendimi u mor pas mosarritjes së marrëveshjes politike me Partinë Demokratike për të shkuar së bashku në zgjedhje.
Partia Republikane vendos të shkojë e vetme në zgjedhje të masë elektoratin e saj, pasi ka dalë e pakënaqur nga negociatat politike me Partinë Demokratike”, tha Mediu për Report Tv.
Mësohet se republikanët kanë kërkuar 2 vende të sigurta në listën e demokratëve. Njëri për kryetarin Mediu dhe tjetri, një kandidat në Tiranë, që mesa duket, Basha nuk e ka lëshuar pasi në Tiranë pritet që PD-ja të vijë me kandidatë të fortë.

Keta jane politikanet e republikes se re ,aty ke thelat e prishin muhabetin.
Ngrije dhe ti nje cader tek SHQUPI.
Tani do marrin nje mut..
Ky Mediu ka 20 e kusur vite qe ha buke kot, pervec nje pune te madhe qe ka bere , ate te Gerdecit me Zenin e Berishes.E ka me shkrim e me regjistrim, gjynaf si nuk shkon ne burg se do i beje mire.