PD e hedh në gjyq për emrin e partisë, përgjigjet Bilal Kola: S’keni bazë ligjore

Elton Tafaruci

Aleanca Popullore për Drejtësi ka reaguar pas gjyqit që ka hapur PD ndaj saj, për përafërsi të qëllimshme në emër, me qëllim që të ngatërrojnë votuesit.

Mirëpo pas padisë, ka reaguar kreu i APD-së, Bilal Kola. Sipas tij nuk ka asnjë bazë ligjore që e justifikon këtë.

REAGIMI

Baza ligjore ku është mbështetur ankimimi i Partisë Demokratike, është neni 66 i Kodit Zgjedhor, “Identifikimi i Subjekteve Zgjedhore”, ku citohet qartë:

“Nëse dy parti politike ose koalicione kanë emër ose emblemë të njëjtë apo të ngjashme në atë masë saqë mund të shkaktojë konfuzion ose lajthitje të votuesve atëherë KQZ-ja vendos se cila parti ose koalicion ka të drejtë të përdorë emrin ose emblemen përkatëse për qëllime zgjedhore, duke marrë në konsideratë datën e themelimit ligjor të partive ose datën e regjistrimit në KQZ…”.

Sqarojmë opinionin publik shqiptar dhe faktorin ndërkombëtar se ekziston një preçedent në vitin 2001 kur Partia Demoratike paraqiti një ankim në Gjykatë në lidhje me ndryshimin e emrit të “Partise Demokratike të Re”të kryesuar nga Genc Pollo dhe Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës së PD si tëpabazuar ne ligj.

Në rastin tonë, as që mund të diskutohet që nuk ka kurrfarë ngjashmërie midis emrave“Partia Demokratike”dhe“Aleanca Popullore për Drejtësi”!

Megjithese baza ligjore nuk ekziston, PD si pjellë e PPSH që sot së bashku PS, me bijen tjetër të PPSH, kanë formuar koalicionin e madh të Diktatures se Proletariatit, ansnjëherë nuk i janë referuar ligjit dhe moralit për të asgjësuar “Armiqtë e Klasës”. Mjafton asgjësimi i “Armikut të Klasës” me çdo mjet!

Share This Article
2 Comments
  • Ish te persekutuarit politik dhe ish pronaret nuk kane pune me Partine Demokratike qe eshte nje parti e dalur sipas udhezimeve te Partise se Punes se Shqiperise dhe ne krye ka patur dhe ka akoma elemente te kesaj partie dhe bashkepunetor nga sigurimi i shtetit me me kryesoret
    si komunisti njekohesisht edhe bashkepunetor i zellshem i sigurimir me pseudonimin “PENICELINA” SALI BERISHA dhe tradhetar nga rradhet e te persekutuarve si bashkepunetorja e sigurimit me pseudonimin “DESINJATORJA” JOZEFINA TOPALLI (COBA).
    Me te tille elemente gjendja e shtetit dhe popullit shqiptar eshte kjo qe eshte e mjeruar dhe e varfer, e pa perspektive.
    Kuptohet qe dy partite kryesore si PD + PS kane 27 vjet qe udheheqin vendin nga mjerimi ne maskarallallik ne shkaterrim nga mafia politike qe ka zaptuar vendin tone. Tung.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *