Meta për Kadelin: Humbje e pazëvendësueshme

Elton Tafaruci
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta shprehet se ndarja nga jeta e Gjovalin Kadelit është një dhimbje e madhe për të gjithë kolegët në Kuvendit të Shqipërisë.

“Ndonëse nuk do të jetë më mes nesh, me shumë dashuri, mirënjohje dhe respekt miku e shoku i dashur Gjovalin do të mbetet në kujtesën tonë dhe në mendjen e të gjithë atyre të cilat ndanë me të jo vetëm humorin tij të çasteve të gëzuara por edhe vëmendjen dhe përkushtimin e tij ndaj halleve e problemeve të jetës së njerëzve të thjeshtë” thotë kryetari i Kuvendit.

Mesazhi i plotë i Metës
Me pikëllim dhe trishtim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të mikut, shokut dhe kolegut tonë të dashur Gjovalin Kadeli.

Kjo ndarje e parakohshme dhe e padrejtë nga jeta e deputetit Gjovalin Kadeli është një dhimbje e madhe për të gjithë kolegët e tij të Kuvendit të Shqipërisë.

Ajo është një humbje e pazvendësueshme për fëmijët e tij, për familjarët dhe të afërmit, për shokët e miqtë e tij të panumërt dhe për të gjithë përkrahësit e tij të përkushtuar në Lezhë, Kurbin, Mirditë e në gjithë Shqipërinë.

Ndonëse nuk do të jetë më mes nesh, me shumë dashuri, mirënjohje dhe respekt miku e shoku i dashur Gjovalin do të mbetet në kujtesën tonë dhe në mendjen e të gjithë atyre të cilet ndanë me të jo vetëm humorin tij të casteve të gëzuara por edhe vëmëndjen dhe përkushtimin e tij ndaj halleve e problemeve të jetës së njerëzve të thjeshtë.

I përjetshëm qoftë kujtimi i mikut, shokut e kolegut tonë Gjovalin!

U prehtë në paqe shpirti i tij!

Share This Article
2 Comments
  • Si njeri, ndjese paste, pasi largohet perfundimisht nga jeta. Por, si politikan, meriton fjalet me te keqia! Por, akoma me keq per Meten, i cili na beri te qajme me “De profoundis” e tij! Ky deputet, se bashku me dhjetra te tjere, perben armaten me mediokre dhe me okulte te parlamentarizmit shqiptar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *