Operacioni “blic” i FSHF-s, “finalja” e mbijetesës do të gjykohet nga italiani Maxoleni

Ornela

Pier Silvio Maxoleni do të jetë arbitri i ndeshjes së sotme mes Vllaznisë dhe Tiranës që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Gjyqtari 43-vjeçar është zgjedhur në fshehtësi të plotë nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila është kujdesur maksimalisht që kjo të mos bëhej publike, por “Panorama Sport” ka zbuluar gjithçka.

Arbitri, së bashku me dy asistentë të tij, është parë pasditen e së premtes në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas nën shoqërinë e një prej zyrtarëve të FSHF-së të larguar me shpejtësi drejt kryeqytetit.

Maxoleni e ka nisur karrierën ndërkombëtare, duke gjykuar një miqësore mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanin, e luajtur më 12 nëntor të vitit 2011.

Italiani njihet si gjyqtar shumë autoritar dhe në karrierën e tij ka gjykuar 165 ndeshje në Serinë A dhe 22 ndeshje në Kupat e Europës për klube.

STANDARTE TË DYFISHTA

Federata ka vepruar me dy standarde sa u përket kërkesave për gjyqtarë të huaj. Institucioni pranoi kur Partizani luajti kundër Kukësit dhe solli sllovenin Matej Jug. Më pas, refuzoi kërkesën e klubit të Skënderbeut, që në Kukës luajti “finalen” e titullit. FSHF i besoi Enea Jorgjit dhe ky i fundit bëri atë që bëri…

Tani, kur presioni është i jashtëzakonshëm, madje kalon edhe në sfera politike, federata duket se ka dashur të heqë çdo përgjegjësi nga vetja dhe ka marrë një të huaj. Madje, këtë herë nga Italia fqinje, pra jo të një niveli të dorës së dytë, sikundër ndodhi në ndeshjen Partizani-Kukësi 1-1. / Panorama sport

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *