Ana e “errët” e arrave, mos i hani si të ishin kokoshka

Ornela

Të hash arra çdo ditë i bën mirë organizmit. Shumë studime kanë treguar se arrat, bajamet dhe lajthitë kanë fibra, yndyrna të mira dhe proteina që të bëjnë të ndihesh i ngopur, duke mos lejuar që të hani me tepri.

Gjithashtu, mund të parandalojnë edhe sëmundje të zemrës, gjithmonë nëse hahen në mënyrë të moderuar.

Nëse e ekzagjeroni me konsumin e arrave, lajthive dhe bajameve do të përballeni me një mbingarkesë kalorish, duke shtuar në peshë rrjedhimisht.

Kur vjen puna te arrat, shumica e njerëzve nuk e dinë se kush është masa e duhur për konsum ditor. Por, ne do ju tregojmë me saktësi se sa mund të hani pa problem.

Për shembull, 23 bajame janë në rregull, por 23 arra braziliane janë 4 herë më shumë sesa norma. Por, duke qenë se janë një ushqim i shëndetshëm, njerëzit mendojnë se nuk na bëjnë dëm sado që të hamë.

Mos i hani arrat si të ishin kokoshka
Arrat, bajamet dhe lajthitë shiten në paketime të mëdha, gjë që e bën më të lehtë konsumin e tepërt të tyre. Kur jeni duke parë film ose serial, nuk duhet ngrënë as gjysmë e pakos, e jo më e gjitha. Merrni vetëm një grusht përpara që të mos hani shumë.

Sasia e duhur
Po jua japim me shifra sasinë e duhur për konsum ditor:

49 stika
28 kikirikë
23 bajame
21 lajthi
6 arra braziliane./SHIJE/

Share This Article
2 Comments
  • Po keni dhene numrin per te gjitha, vetem per arrat nuk e keni dhene. Arrat braziliane nuk jane ato qe ne u themi arra. Nese perkthimi eshte bere nga anglishtja, ai (ajo) qe e ka perkthyer nuk e paska idene.

  • Keta nuk jane ne terezi! Qe kur ka hyre ne treg arra braziliane dhe ku eshte ndryshimi?! Asgje nuk thuhet. Po ku jemi ne, ne Brazil? Apo arrat vetem ne Brazil prodhohen?!
    Jemi ne Evrope, o gaxetar analfabet! Fol per arren tone ne treg, qe prodhohet e konsumohet nga shqiptaret, jo brazilianet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *