Francesco Totti, një emblemë në futboll do të largohet sot nga fusha e lojës për t’u kthyer në një legjendë pas 750 ndeshjeve dhe 300 golave, djaloshi nga Porta Metronia më në fund do të tërhiqet, dhe do të shkelë për të fundit herë “Stadio Olimpico” ndaj Genoa-s të dielën.
Totti është një romanist prej shtatë gjeneratash i cili vishte fanellën e Romës përpara se disa prej shokëve të ekipit aktual të kishin lindur.
Një lojtar i të rinjve të Romës që në moshën 13 vjeçare, kapiteni më i ri i Serie a kur ishte vetëm 22 vjeç, golashënuesi më i vjetër në historinë e Champions League me 38 vjeç e 59 ditë. Pesë herë futbollisti më i mirë italian, fituesi i Këpucës së Artë Evropiane dhe Kupës së Botës.
Ai është përshkruar si “numri 10 klasik i fundit” nga bashkëkombësi i tij Roberto Baggio.
Ai është me plot gojë një Zot i futbollit, sipas legjendës Sandro Mazzola. Totti do të mbahet mend gjithmonë si “Mbreti i Romës”.
Portret
Qarkullon një anekdotë për sa i përket tentativës së Roberto Mancinit për të bindur mesfushorin e Romas Daniele de Rossin për t’iu bashkuar te Manchester City: Do të përfundosh si Totti? Një lojtar i madh që nuk ka fituar asnjë trofe?
Një pyetje që nuk ka shumë kuptim, dhe nuk është e vetmja pyetje apo paragjykim qesharak i bërë në drejtim të tij. Keqinterpretimi i Mancinit është spektakolar.
Të fitosh trofe është një aspekt i rëndësishëm në karrierën e një futbollisti, por për Tottin rëndësi ka metoda dhe kuptimi, jo triumfi. Manchester United, Real Madrid dhe Barcelona të gjithë kanë tentuar ta joshin lojtarin jashtë Rome, por mbreti i tyre nuk ishte për abdikim.
Për Tottin, tre pikë në “Stadio Olimpico” janë një kënaqësi më e madhe se tre trofe diku tjetër.
Nëse Roma është qyteti i përjetshëm, Totti është lideri i tyre i përjetshëm.
Duke debutuar në moshën 16 vjeçare në 1993, muajin e fundit ai nënshkroi një kontratë deri në fund të sezonit. Karriera e një lojtari të vetëm ka zgjatur sa 28% e historisë së klubit, dhe ai që tani ka nënshkruar për rolin e drejtorit teknik. Nuk është çudi kur thotë se fanella me numër 10 i duket si një lëkurë e dytë. Është e vështirë të përfytyrosh një lojtar që përfaqëson më shumë qytetin e tij se Totti, vëllai modern i Romit dhe Remit. Lindur e rritur në Porta Metronia, shtatë kilometra larg “Stadio Olimpico”, Totti u bë i varur pas futbollit që në moshën tre vjeçare, duke luajtur përditë me fëmijë më të rritur në rrugët e lagjes së tij.
Totti ka rrënjë të thella në Romë, me familjen e tij që ka plot shtatë breza në kryeqytet. Ai adhurohet nga tifozët e Roma-s dhe respektohet nga tifozët e Lazios, një monument që merr frymë i qytetit. Totti është, si ç’ka thënë njëherë Claudio Ranieri:, “aq i rëndësishëm për Romën sa Koloseu”.
Francesco mbetet simboli i padiskutueshëm i Romës,” ka thënë Carlo Ancelotti. Kohëzgjatja dhe qëndrueshmëria e karrierës së Tottit është e pabesueshme, 758 ndeshje për ekipin e tij të fëmijërisë.
Jo vetëm që është lojtari me më shumë paraqitje dhe golashënuesi më i mirë i Roma-s por gjithashtu golashënuesi i dytë më i mirë i historisë së Seria A (248 gola) dhe lojtari i tretë me më shumë paraqitje (601), gati e sigurt që do të kalojë Javier Zanettin më vonë gjatë këtij sezoni. Totti ka qenë kapiteni më i ri në Seria a dhe është golashënuesi më i vjetër i Champions League. Ai gjithashtu është golashënuesi më i mirë i derbit të kryeqytetit, natyrisht. Sa herë që mendon se flaka po shuhet, Totti i hedh një tjetër trung zjarrit. Për shumë njerëz, është lojaliteti i Tottit që bie më shumë në sy. Ai nuk i gjykon arritjet e tij nga trofetë e fituara, por nga ndryshimi i bërë. Lojaliteti i Tottit te Roma është thjesht një gjendje mendore. Jeta e tij nuk do të ishte e bukur larg Romës dhe Roma-s, kështu që përse të largohet? Vetëm koha do ta largojë nga fusha e Olimpicos.
“Jam rritur duke luajtur për Roma-n dhe dua të vdes teksa luaj për Roma-n, pasi kam qenë gjithmonë një tifoz i Roma-s,” është shpjegimi i thjeshtë i Tottit.
Ky është më shumë se një klub dhe më shumë se një qytet për Tottin – është një mënyrë jetese të cilës ai nuk mund t’i shkëputet. Ai nuk e sheh karrierën e tij si një futbollist, por si një futbollist i Roma-s. Besimi që ka te aftësitë e tij është i përzierë me një përulësi që i lejon të analizojë veten.
Ai njihet për punën e tij në komunitetet e varfra të Romës, ashtu si ç’njihet për barcaletat e shumta në qytet. Kapiteni i Romas ndihmoi të krijonte një libër të mbushur me barcaleta ë drejtim të tij, që ulin inteligjencën e tij dhe sjelljen. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e librit shkuan në projekte që ndihmuan moshën e thyer dhe të pastrehët e Republikës Demokratike të Kongos. Ishte një ‘bestseller’. Në kulmin e tij, të shihje Tottin teksa luante për Roma-n ishte një eksperiencë shumë e çuditshme. Futbolli mbetet një sport ekipi, por ekipi fuqizohej nga një lojtar i vetëm. Por Roma nuk ishte një ekip i varur nga vetëm një lojtar – pasi kishte shumë lojtarë të mrekullueshëm rreth tij – por Totti ishte lojtari që binte në sy më shumë. Për disa ekipe kjo mund të ishte diçka negative, por dëshira e Tottit për të krijuar mundësi shënimi për shokët ishte ajo që bënte diferencën.
Edhe gjatë viteve shterpë të Roma-s, magjitë e Tottit binin në sy. Duke filluar si një numër 10, Totti kaloi më përpara në pozicionin e qendërsulmuesit në ekipin e 2005 të trajnuar nga Spalletti, i cili e përdorte si nëntë false. Totti bënte më pak punë defensive, por prapë zbriste thellë në mënyrë që të sulmonin sulmuesit anësorë.
Aftësia e tij për të mbajtur topin dhe t’ia servirur të tjerëve ishte e mahnitshme. Ai bënte pasime që mbrojtësit kundërshtarë nuk mund t’i imagjinonin. Batistuta e ka cilësuar si partnerin e sulmit më të mirë me të cilin ka luajtur. Nëse do të cilësohej për një gjë, do të ishte Cucchiaio, e përkthyer “luga”. Kjo është metoda e Tottit për t’i kaluar topin me parabolë portierit nga jashtë zone. Trajektoret e topave të tij nuk ishin parë ndonjëherë, ndjenja me të cilën ai i godiste duke ngadalësuar lojën dhe duke shtangur portierin ishin të mahnitshme.
Kohëzgjatja e karrierës së tij ndonjëherë ka një impakt negativ mbi reputacionin e tij, duke bërë që për disa tifozë të harrohen kohët e arta midis 2000 dhe 2007. Gjatë asaj kohe, Totti fitoi Kupën e Botës, Scudetton (katër herë vendi i dytë), është emëruar lojtari më i mirë i Seria A dy herë dhe pesë herë lojtari më i mirë italian. Fitoi Këpucën e Artë në moshën 31 vjeçare dhe dy herë çmimin goli më i bukur i sezonit në Seria A. Lavdia e disa lojtarëve zgjaste për disa muaj; e Tottit zgjati sezone të tërë. Por jashtë Italisë ai nuk mori asnjëherë duartrokitjet e merituara.
Kapiteni i Roma-s nuk ka luajtur asnjëherë në një gjysmëfinale Champions League dhe nuk është pozicionuar asnjëherë më lartë se vendi i pestë në votimet e Ballon d’Or. Pas sezonit të magjishëm 2006/07 ai u pozicionua pas Freddie Kanoute. Por respekti ndaj tij gjithsesi nuk mungon dhe nuk ka për të munguar kurrë.
Franz Beckenbauer ka shprehur pikëllimin e tij për sa i përket mos-fitimit të Ballon d’Or, teksa Luis Enrique e ka quajtur “mbreti i botës”. Sacchi ka thënë se Totti është një prej lojtarëve më të mirë që ka parë me sy teksa Lippi e ka cilësuar si një monument të futbollit italian.
Sot, një pjesë e Romas do të vdesë bashkë me të.
“Un Capitano c’e’ solo un Capitano,” është kori i tifozëve në Olimpicol; për ta gjithmonë do të ketë vetëm një kapiten. Francesco Totti është një mit. Ai është ai i magjishmi.



