Rama tha se Basha ende nuk ka ngritur ekipin për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve. Sipas tij, Basha i vrau kundërshtarët Berishës, ndërsa shtoi se e ka lënë Berishën si Fanti Spathi.
“U mbyll në çadër tre muaj dhe thoshte nuk ka vetting pa ikur Edi Rama, Edi Rama është këtu, Vettingu ka ardhur.
Tre muaj në çadër për të bërë Republikën e Re pa Edi Ramën, edhe e patë…akoma sot nuk ka bërë gati të gjithë skuadrën ta nxjerrë në fushë. E sigurt është që Saliut ia vrau të gjithë bashkëpunëtorët dhe e la tekpull si Fanti Spathi atje në mes”, tha Rama.
Zgjedhjet e 25 qershorit, tha Rama, do vendosin për ndërtimin e Shqipërisë së përbashkët Europiane ose për kthimin pas, për rrënimin e shtetit.
“Ne nuk e kemi akoma shtëpinë e përbashkët të shtetit tonë, por në 25 Qershor do vendosim ose do të ndërtojmë shtëpinë e përbashkë të shtetit europian të shqiptarëe, ose do të kthehemi pas për të parë një tjetër kapitull, atë të shkatërrimit nga e para të shtetit.
Zgjedhjet, vota, nuk janë si një ndeshje. Vota është për të marrë në punë njerëzit e duhur për të bërë punë. Vota nuk është për t’u gjetur punë njerëzvë që nuk dinë të bëjnë punë.
Shumë thjesht mund t’ua them të gjithë demokratëve, nëse doni të niseni nga Cerriku në Tiranë, keni mundësi të shkoni me makinë, ose karrocë dhe nuk e pyesni shoferin a je i PS apo i PD. Po morët karrocët, do mbërrini në Tiranë pas shtatë ditësh. Kështu është edhe qeveria, është për të bërë punë.
Kur është fjala për të zgjedhur Kryeministrin, ti mund të jesh me PD, të bëhet kyreministër luli? luli ishte 4 vjet kryetar i Bashkisë së Tiranës, sahatin e Tiranës e kishte katër vjet pas zyrës dhe sahati katër vjet nuk punoi. Tjetër sahat ka Tirana, tjetër sahat Luli 12, ora e Lulit është 12 sahati“.

… sahati 12, por xhepat e Lulit dhe te kunatit u bene ne forme thesi, ka fjetur gjume per qytetaret por jo per shtetaret e Shqu-pisave dhe per vete.
Iiiiiiii sa vokabular i varfer 😉
Kur kandidati per kryeminister i mat forcat jo me konkurente potenciale, por me klloune cirku, eshte llogjike qe ne fushata do degjosh vetem mburrje te tilla si:
– E shikoni sa i dobet eshte kundershtarin tim?
– E shikoni se cfare prioritetesh kam une perpara tij?
– Si mund te zgjedhni para meje nje qurrash qe e terheq per hunde fandi spathi?