Sulm toponimeve greqisht; “Firma” e LSHB. Por motiv mund të jetë fushata

Elton Tafaruci

Disa persona të paidentifikuar kanë dëmtuar gjatë mesnatës tabelat treguese në fshatrat e Dropullit, duke fshirë me bojë të zezë mbishkrimet në gjuhën greke dhe duke lënë vetëm shkrimin në gjuhën shqipe.

Kjo gjë ka ndodhur në disa fshatra si në Glinë, Grapsh, Lugar 1. Ndërkohë që në aksin nacional mbi asfalt autorët kanë lënë mbishkrimi LSHB, që janë simbolet e Lëvizjes Shqipëria e Bashkuar.

Pikërisht ky simbol është edhe shkaku që policia në Gjirokastër të dyshojë paraprakisht ndaj kësaj lëvizjeje, një prej përfaqësuesve të të cilës sipas të dhënave paraprake i është refuzuar hyrja për në shtetin grek.

Mbi këto indicie policia ka dyshime paraprake, pasi siç thuhet ky person mund të jetë shtyrë nga shkaqe personale. Por kjo nuk është pista e vetme policisë që po heton edhe mbi pistat e tjera, përderisa kanë konstatuar se nga të njëjtët persona është dëmtuar edhe tabela e një partie politike në fshatin Sofratikë.

Prishja e toponimeve në greqisht është një histori e vjetër, 17 vitet e fundit në zonën e Dropullit. Ajo ka zënë fill që kur marrëveshja mes dy shteteve për dy gjuhësinë e tyre hyri në fuqi vite më parë.

Policia ka vendosur të hapë çështje hetimore për nxitje te urrejtjes etnike, por një tabelë e prishur në gjuhën greke të një partie politike shqiptare, tregon se më shumë se sa një çështje kombëtare, gjithçka, edhe në zonën minoritare rëndohet sa herë ka stinë zgjedhore.

Share This Article
7 Comments
  • Keto tabela ne gjuhen greke duhet te fshihen legalisht. Fshatrat Gline,Grapsh,Lugar jane fshatra te banuar heret nga shqiptare dhe emrat e tyre jane ne gjuhen Shqipe.Edhe vete krahina e Dropullit ka ne rrenje emrin e perandorit romak Adrian,percjelle prej 2 mije vjetesh nga goja e shqiptareve Dropull-Adrianopoli.Neqoftese aty historikisht do te kishin banuar greke do te kishte ruajtur formen Adrianipolis si qyteti homonim ne Turqine evropjane,nqs,do te kishin banuar turq do te kishte marre formen Ederne.Historikisht popullsia greke eshte e ardhur vone ne Dropull(fillimi shek.XIX) dhe jane bujq te marre nga fshatrat e Thesalise per te punuar tokat e Shanishase,motres se Ali pashes,qe ishte vendosur ne Libohove.Prandaj toponimet greke duhen fshire diten per diell dhe jo naten,se jemi zoter ne shtepi tone.Grapsh ka edhe ne Cameri ,por greket toponimet shqip te Camerise dhe te Morese i kane prishur diten per diell,pa i bere syri terr nga shqiptaret autoktone.

    • Jam shume dakord. Po kshu asht kur shitemi per nje fjale te mire dhe jo per ma shume. Normal qe do ndodhin kto lloj toponimesh kur politika fle gjume dhe mediat e shitura mundohen te fusin percarje jo maloke jo Kosovar jo veriu e ku di une. Bashkimi ban fuqi

    • shpjegimi histroik është i mirë demo,por duke mos rrojtur në histori,në të shkuarën,vepron ligji i reciprocitetit!!
      ky ligj thotë nëse do një gjë nga unë duhet të më japësh të njëjtën dhe mua!!
      pra,në kohën kur gërku nuk pranon egzistencën e shqiptarëve të çamërisë,nuk lejon hyrjen në teritorin e tij shqiptarë që nuk i shkojnë për shtat,nuk lejon shkrimin në shqip të tabela!?
      atëherë bëhet e njëjta gjë në shqipëri!!nuk duhet të lejohet hyrja e grekëve që nuk na shkon për shtat,pretendentëve shovinistë,dhe mos lejimin e shkrimit në greqisht të shënjave rrugore!!
      këthimi i faqes tjetër pasi ke hëngër shpullë në njërën,është një shënjë paqjeje,por një gjë e tillë e bërë vetëm me njëkrah veprimi!?tregon nënshtrim!
      ndonjëherë,është më paqsore përgjigjia me grusht,sesa kthimi i faqes tjetër!!
      koha e ka treguar,vërtetuar,se mbarohet punë shumë më shpejt me një përgjigje të tillë!!

      Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *