Sot afati i fundit i PD-së për të plotësuar listat e kandidatëve

Ornela

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka PD-së afat deri pasditen e sotme për të plotësuar listën e kandidatëve për deputetë dhe dokumentacionin shoqërues për të 12 qarqet e vendit.

PD ka dorëzuar një listë me 94 emra nga 140 zona zgjedhore në të gjithë vendin, ndërsa emrave të kandidatëve u mungojnë të dhënat elementare si atësia, datëlindja apo dhe formulari i dekriminalizimit, një tjetër kriter bazë ky për të bërë të vlefshëm kandidimin në 25 Qershor. Gjithashtu, PD nuk ka respektuar as barazinë gjinore, një tjetër detyrim ky i Kodit Zgjedhor.

Në mbledhjen e djeshme pasdite propozimi për t’i lënë 24 orë afat PD-së ishte i përfaqësuesit të LSI, i cili u miratua me 4 vota të anëtarëve të KQZ, ndërsa u kundërshtua nga përfaqësuesit e majtë në KQZ.

Mbledhja e KQZ u shoqërua me mjaft debate. Juristi i PS në KQZ, Eridian Salianji kërkoi miratimin e listës me 94 emra, aq sa edhe ka dorëzuar PD, por ky qëndrim hasi në kundërshtimin e kryetarit të KQZ, Klement Zguri. Sipas Zgurit, PD mund t’i bëjë ndryshime listës deri në momentin kur ajo të miratohet nga KQZ.

Partia Demokratike ka dorëzuar një listë të cunguar të kandidatëve për deputetë. Si të mos mjaftonin vetëm 94 emrat, nga 140 në tërësi, lista e kandidatëve nuk shoqërohej me fotokopjen e kartës së identitetit, me atësinë dhe ditëlindjet e kandidatit si dhe formularin e dekriminalizimit.

Në këto kushte, lista e PD e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, bëhet e pavlefshme. PD ka afat deri pasditen e të hënës që të përditësojë listën shumëemërore si dhe të plotësojë dokumentacionin përkatës për çdo kandidat me të gjitha gjeneralitetet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *