Telebingo Shqiptare / Shorti 28 maj 2017

redaktor

 

Sikundër është bërë traditë tashmë, Telebingo Shqiptare ka mbërritur edhe përgjatë ditës së djeshme në shtëpitë e mijëra familjeve shqiptare, për të ndarë dhurata dhe çmime të shumta. Loja telefonike ka befasuar dhjetëra ndjekës, të cilët me përgjigjen e duhur në telefonatën surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të dhuratave e çmimeve të fshehura në zarfe, si dhe çmimit tradicional të javës në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.

Loja telefonike është ndalur fillimisht në qytetin e Gramshit, duke përzgjedhur Enverin si fitues të parë të betejës me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Enveri ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50,000 lekësh.

Më pas, loja telefonike është ndalur në qytetin e Elbasanit, duke shpallur Shefikun si fitues të radhës, i cili me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 40,000 lekësh.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave e ka ndalur më tej lojën telefonike në qytetin e Durrësit, ku Polikseni i është gëzuar shumës prej 20,000 lekësh. Një tjetër fituese e përzgjedhur në qytetin e Durrësit ka tentuar të gjurmojë zarfin ku fshihej një ndër çmimet më të preferuara, makinën “Volkswagen Up”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, me zarfet e mbajtura në fund të lojës, Elsa ka siguruar shumën prej 45,000 lekësh.

Rajmonda në kryeqytet ishte e përzgjedhura e fundit në lojën telefonike që ka kërkuar të gjurmojë zarfet ku mund të fshiheshin çmimet e mëdha. Por, me përzgjedhjen e bërë, ajo ka siguruar shumën prej 15,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe 2 orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Pas fituesve të lojës telefonike, është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës që ka kapur vlerën e 1,770,450 lekëve.

Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndahet ndërmjet dy fituesve, përkatësisht në Tiranë dhe në Durrës, ku secili prej tyre do të marrë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 885,225 lekësh. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja.

Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 26919 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 739 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos plot 715 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës. Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve.

Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *