Gaz Demi sulmon FSHF: E mbylli sezonin siç donte, sistemi ka rënë

DITA Online

 

Presidenti i Partizanit sulmon Federatën Shqiptare të Futbollit pas përfundimit  të kampionatit duke e akuzuar se përcaktoi fituesin, referuar video skandalit të Kukësit dhe gjykimit.

“Ky ishte viti i FSHF-së. U mbyll një sezon futbollistik siç e donte Federata duke përcaktuar fituesin”, u shpreh Gaz Gemi në “Procesin Sportiv”.

“Sistemi është i rënë. Nuk ka asnjë platformë se si mund të eci futbollit përpara. Po e përsëris që ky sistem ka rënë pasi nuk ka asnjë platforme“, përfundoi Demi.

Përsa i përket të ardhmes ai konfirmoi Starovën, ndërsa shtoi se vazhdojnë përgatitjet për Europa League në pritje të shortit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *