Vasili me kreun e misionit të OSBE-ODHIR: Zgjedhje të zhvillohen në klimë sa më të qetë

Dita

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili priti sot në një takim kreun e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE-ODIHR-it, Peter Tejler.

Gjatë takimit ku u diskutua për zgjedhjet e 25 qershorit, Vasili tha se këto zgjedhje duhet të zhvillohen në një klimë sa më të qetë dhe se fushata zgjedhore duhet të përqendrohet te gara mes programeve të partive si dhe rritja e besimit te Parlamenti i ardhshëm.

“Lëvizja Socialiste për Integrim ka promovuar në listat e saj për deputetë të rinjtë dhe gratë, duke i dhënë një moral dhe cilësi Parlamentit të ardhshëm”, u shpreh Vasili.

Nga ana e tij, kreu i misionit të OSBE-ODHIR ndau mendimin që zgjedhjet të jenë sa më paqësore dhe në respektim të ligjit zgjedhor.

Sipas tij, këto janë objektivat më të rëndësishme që këto zgjedhje duhet të realizojnë për të ardhmen e vendit.

Gjithashtu, Tejler shprehu gatishmërinë për të mbajtur kontakte të vazhdueshme me Lëvizjen Socialiste për Integrim për problematikat që lidhen me procesin zgjedhor të 25 qershorit.

Sakaq, Vasili konfirmoi gatishmërinë për një bashkëpunim intensiv me OSBE-ODIHR dhe me kreun e misionit, Peter Tejler.

Share This Article
1 Comment
  • C’a pjerdh ky kokerrjepuri Vasi, te gjithe e dine edhe keta te OSBE/ODIHR qe zgjedhjet do te jene te qeta, ka pjedhur Saliu i eshte futur uji ne anijen e tij te care e po mbytet nuk ka cfare te beje.
    Po keshtu e do puna qe keta te justifikojne turizmin qe do te bejne 300 e me shume turiste per “vezhgimin” e zgjedhjeve dhe justifikojne parate qe marrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *