“Votoni Bledi Çuçin!”, Adi Krasta leksion portaleve: Po bëni terror, mbështeta njeriun, jo PS-në!

DITA Online

Adi Krasta, moderatori i emisionit “E Diell” në Top Channel i ka bërë thirrje të gjithë gjirokastritëve që të votojnë për Bledi Çuçin.

Krasta e bëri këtë deklaratë në përfundim të intervistës që pati me ish-ministrin e Çështjeve Vendore, duke thënë se “Jepjani votën pa menduar dy herë Bledi Çuçit pasi është korrekt, rezultativ dhe i ndershëm.”

Pas kësaj deklarate, një pjesë e mirë portalesh nxituan të bënin lajmin se Krasta ka ndryshuar qëndrim dhe se mbështet PS-në.

Por gazetari i njohur ka reaguar, duke thënë se ai nuk mbështet PS-në, por mbështet Bledi Çuçin si individ.

“Është një nga ato raste kur sjellja e specialisteve të Marrëdhënieve Publike qeveritare dhe pronarëve të portaleve bëhet terroriste duke krijuar skema dhe situata joreale e jorealiste“, thotë Krasta.

REAGIMI I ADI KRASTES

Në intervisten me Bledi Cucin i cili po garon per deputet ne Qarkun e Gjirokastres i dhashe ne titull personal mbeshtetje per nje rezultat pozitiv individual ne zgjedhjet e ardhshme.

Bledi eshte i ndjeshem, i ndershem dhe do kete vlere ne parlamentin e ri.

Me kete gjest nuk mbeshtes Partine Socialiste sic aludohet me naivitet dhe dashakeqesi ne disa portale. Eshte nje nga ato raste kur sjellja e specialisteve te Marredhenieve Publike qeveritare dhe pronareve te portaleve behet terroriste duke krijuar skema dhe situata joreale e jorealiste.

Partite politike kryesore ne Shqiperi duhen monitoruar dhe kritikuar vazhdimisht dhe pakompromis.

Qendrimet e mia kritike ndaj partise ne pushtet nuk kane ndryshuar dhe bindja ime per rotacion te vazhdueshem ne Shqiperi eshte e patundur.

Titujt joprofesionale te shkrimeve telenoveleske te portaleve nuk kane asgje te perbashket me qendrimet e mia te se tashmes dhe se ardhmes.

Share This Article
2 Comments
  • Po mire o Krasta, nuk te vjen turp? Paskan shkuar dem ato vitet ne Angli. Po Bledi Cicin gjete te promovosh? Ahahahaaaa. Keta kane pjerdhur te gjithe.

  • Po ky je mo sypoç, se vetem ti i kishe munguar politikes. Te pakten kesaj qe behet ketu ne gazete.

    Me qe sipas teje “partite politike kryesore na u dashkan monitoruar dhe kritikuar vazhdimisht dhe pa kompromis” (mire qe na e the se nuk e dinim…), po ti nga kush i pret te vijne keto kritika? Nga te tjeret?

    Tips dine te japin te gjithe, por kur vjen puna t’u bere vete aktiv, ti je i pari qe kafshon gjuhen. Ti i perket atij soji e sorollopi, te cilet jane te paret qe u bejne elozhe te tjereve, dhe te fundit qe guxojne te kritikojne hapur dhe me force. Edhe ato pak kritika qe beni, i beni sa per sy e faqe, sepse i keni ose te kushtezuara prej eproreve tuaj, ose te sponsorizuara prej “çuçerve” te politikes.

    Qe ke bere tifo per PS-ne, kete mos e moho, se kjo bote nuk ka vetem toça cari te mavijosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *