Kokainë nga Kolumbia, arrestohen 17 shqiptarë e serbë në Holandë

DITA Online

 

13 persona kanë përfunduar në prangat e policisë holandeze, si dhe 4 të tjerë janë arrestuar në Belgjikë, pasi ishin pjesë e një bande me shqiptarë, boshnjakë, serbë e holandezë.

Banda e krimit të organizuar që importonte drogë nga Amerika Latine është shkatërruar pas investigimit të përbashkët mes Prokurorisë holandeze dhe asaj belge.

Mësohet se shtetasit në fjalë importonin drogë me kontenierë nga Kolumbia ose Ekuadori përmes Portit të Roterdamit ose Antverpit.

Hetimet kanë filluar në fund të vitit 2014, pas një kërkesë të Prokurorisë Belge.

Gjatë hetimeve u zbuluan disa banda të organizuara kriminale të përbërë nga disa anëtarë aktivë në Holandë dhe Belgjikë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *