Mali i Zi protestoi sot ndaj Moskës kundër dëbimit nga Rusia të një deputeti që mbështet anëtarësimin e vendit të tij në NATO.
Podgorica u shpreh e indinjuar nga sjellja e papërshtatshme e autoriteteve ruse në momentin e ndalimit të pajustifikuar të deputetit Miodrag Vukoviç, në një notë proteste dërguar ambasadorit rus nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Pas rikthimit në Malin e Zi, Miodrag Vukoviç ka treguar se ishte mbajtur dje në mbrëmje në aeroportin ”Domodedovo” të Moskë, ku ishte ndaluar para se të dëbohej sot në mëngjes pa shpjegime.
Ai konfirmoi se bënte pjesë në një listë të shtetasve malazezë që nuk janë të mirëpritur në Rusi dhe e denoncoi si një vendim politik.
Në një komunikatë, kryetari i Parlamentit malazez, Ivan Brajovic kërkoi një shpjegim zyrtar dhe falje për trajtimin e pazakontë ndaj kolegut të tij, anëtar ashtu si ai i Partisë së Demokratëve Socialistë (DPS).
Moska ka dënuar disa herë anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancën Atlantike që do të jetë efektiv më 5 qershor.
