E nderuar DITA! Që nga numri i parë i gazetës nuk kam blerë vetëm dy numrat e parë. Ju siguroj se unë jam një shtetas shqiptar më se i thjeshtë, ku ndër të tjera nuk di ç’është politika, diplomacia në të folur (termat as mish as peshk), por ju siguroj gjithashtu se kam nuhatjen e popullit tim të shumë vuajtur për të dalluar intrigën, pabesinë, hilenë, tradhtinë, gënjeshtrën. Më pëlqen që çdo gjë e mirë apo e keqe të ketë emrin e vetë. Edhe unë i respektoj miqtë, të huajt, duka të dëgjoj ç’thonë ata duke besuar me sinqeritet këshillat e tyre.
Nuk mohoj aspak se ata kanë interesat e tyre dhe i mbrojnë ato, por nuk dua të përdorin të mijat për të mbrojtur të tyret. Nuk pranoj konkluzione dhe mendime në kundërshtim me logjikën e thjeshtë dhe të shëndoshë. Nuk më pëlqen të bëhem kurban i interesave të tjerëve, qoftë edhe ato madhore. Nuk pranoj nga askush të më thotë se kush është BERISHA e çfarë ka bërë. Ato i di mirë shpina ime. Çdo shqiptar normal di të dallojë të mirën nga e keqja dhe s’ka nevojë të dëgjoj askënd.
Kush ju thotë të kundërtën e asaj që ju vetë shihni mos e besoni, kushdo qoftë ai. Nëse shikoj që udhëheqësi im ka vjedhur, them se ma ka marrë mua, ty, dhe në njëfarë mënyre unë e kam ndihmuar ta bëjë këtë. Njerëz, mos ndikoni të shtohen miliarderët hajdutë! Mos ndikoni të instalohen tiranët. MOS DËGJONI Ç’THONË , POR VENDOS VETË, JE TI SOVRANI!
SMS në DITA në 0689073730

TE LUMTE PAK DHE SAKT KE FOLUR SI BURAT DHE PER KTE TE PERSHENDES
Me pak fjalë…I zoti e di se ku i pikon çatia….