FOTO: Pamje nga… sheshi!

redaktor

Pas viteve 2000, për ata që kanë jetuar në Tiranë, sheshi “Skënderbej” ka qenë vazhdimisht në rikonstruksion. Nuk mbahet mend qysh kur kjo hapësirë e qytetit kalohej lehtësisht. Trafiku në këtë pjesë të Tiranës shpesh merrte formën e gërshetit.

Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës gjatë dy viteve në drejtimin e qytetit ka punuar intensivisht për t’i dhënë qendrës një pamje tjetër.

Në datën 5 Qershor është lajmëruar hapja e sheshit.

Sot, ne pamë nga afër punimet që janë afër fundit.

Në të ende po punohet.

Edhe pse ora ka kaluar 18:00 pasdite punëtorët nuk ndalen.  Ata janë duke mbyllur punët e fundit.

Sipas ekspertëve që kanë shpjeguar më herët  ndërtimin e këtij sheshi, e gjithë hapësira e shtruar me pllaka do të ketë një reliev disi të ngritur për të patur një pamje të qartë të godinave rreth qendrës së Tiranës. Në muajt e verës, temperaturat e larta të verës do të thyen nga shatërvanët, të cilët në ditët në vazhdim do të testohen për inaugurimin e madh.

E gjithë sipërfaqja prej 23 mijë metrash katrore, krahas funksionit si pedonale, do të përdoret edhe për aktivitete të ndryshme kulturore, artistike e sociale.

Pak më shumë se një javë nga përurimi i projektit të ri, çdo gjë në sheshin “Skënderbej” është thuajse e përfunduar.

E.Resuli/DITA

Share This Article
2 Comments
  • Merite e padiskutueshme e kryetarit te Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj dhe e stafit te tij! Te gjithe sebashku meritojne nje”bravo” te madhe! Suksese, Erion Veliaj! Deri tani je modeli se si duhet te punoje nje njeri publik i zgjedhur me vote te lire. Puna flet me shume se leksionet. Bej kujdes te mos rritet mendja nga fjalet e mira! Kundershtaret i ke rrotull dhe jane gati per te hedhur baltën.
    Suksese!

  • O z. Rama . ti flet per lulin saliun zgjedhjet, por mua nuk ma ndjen hic.. Une jam i interesuar per keto lloj punesh qe po ben laki ERI o vlla…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *