Grida Duma: Ja pse Topalli u përjashtua nga lista e PD

Ornela

Kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Grida Duma ka treguar përse u mor vendimi për lënien jashtë listës së PD-së të Jozefina Topallit.

“Ka qenë një vendim i vështirë për lënien jashtë të Jozefina Topallit dhe nuk ka asnjë dyshim për kontributet e saj. Ka ardhur në ’96 kur disa prej ish themeluesve si Imami, ishin larguar. Pati mundësinë të kontribuonte në 22 vite.

Ka shërbyer edhe në mbështetjen e zonjave. Pa mbështetjen e saj nuk do të kishte as unë në PD. Kontributi i saj është i madh, i gjatë, i përhershëm në politikës shqiptare. Por partitë nuk duhet t’i shërbejnë vetëm politikës por edhe shoqërisë. Rezultati ka të bëjë edhe me shoqërinë shqiptare”, tha Duma në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës në Vizion Plus.

Duma ka folur më tej edhe për akuzat që Topalli bëri kundër Bashës, në daljen në konferencë për shtyp, së bashku me Arben Imamin.

“Është vendim personal. PD ka individualitet dhe është karakteristike e kësaj partie. Duhet të bëjmë një analizë tjetër për PD. Është një parti e re ,në krahasim me PS dhe është nën kritika. Por për mua rrënjët i ka 100 e ca vjeçare, për sa i përket shtresave sociale”, tha Duma.

Share This Article
2 Comments
  • A i ke regulluar floket moj vajze. Thuaje te verteten ,pse Topalli eshte jashte liste . Eshte nga te gjitha anet e rene ne dakortesi ,sdoni te deskrititoheni me shume , por jeni shume te vonshem per ty e per partine tende demokratike ,nuk ka me efekt ,e seshte mire per ty . Ne populli i dime te gjitha ,po nderoni vetem qimet e ujkut ,ja keni lyer me miell ,qe ta besojne kecat e vegjel te mama dhise.(STASIN)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *