PD dorëzon listën përfundimtare në KQZ, miratohen sot

Ornela

Partia Demokratike ka dorëzuar në afatin e përcaktuar nga KQZ listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit, të cilat pritet të miratohen sot nga Komisioni.

Në orën 10:00 pritet të hidhet shorti në KQZ për fletën e votimit.

Në mbledhjen e zhvilluar dje nga KQZ, u vunë re mangësi në dokumentacion, ndërsa anëtarët me unanimitet pranuan një afat të dytë duke e cilësuar dhe përfundimtar.

Ndërkohë ka shkuar në 5 numri i kandidatëve të PD-së që janë dorëhequr nga gara.

Helidon Bushati me anë të një postimi në facebook bën të ditur vendimin, edhe pse ka qenë i renditur në zonën e fituesve të sigurtë.

Nga lista e Shkodrës është tërhequr dhe Ramiz Çobaj. Ndërsa në Berat është tërhequr Sazan Guri dhe Bujar Hoxhaj.

Sulejman Gjana nuk ka pranuar të vazhdojë garën në Dibër sipas renditjes së përcaktuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *