Tiranë, grabitet nga tre persona ekonomistja e një firme private

Ornela

Mesditën e djeshme është grabitur një ekonomiste e një firme private në rrugën “Memo Meto”.

Sipas policisë, tre persona të paidentifikuar, i kanë dalë para automjetit tip “Volksvagen” me drejtues shtetasin T. M. 31 vjeç, dhe shtetases A. P. 33 vjeçe, ekonomiste në një firmë private, i kanë marrë me dhunë shumën 1.000.000 Lekë

Policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të grabitjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 29.05.2017, rreth orës 12:30, në rrugën “Memo Meto”, tek ish “Restorant Durrësi”, tre persona të paidentifikuar, i kanë dalë para automjetit tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin T. M., i 31 vjeç, dhe shtetases A. P., 33 vjeçe, ekonomiste ne një firmë private, i kanë marrë me dhunë shumën monetare prej 1.000.000 Lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *