Çfarë janë bimët mjaltore?

anazapta

Bimë mjaltore janë ato bimë nga gjëndrat e organeve të të cilave prodhohet një lëng i ëmbël ose nektari.

Në Shqipëri rriten rreth 180 lloje bimë mjaltëse të egra e të kultivuara, drurë e barishte, si: bliri, agrumet, gështenja, mareja, shqopa, eukalipti, shelgjet, sherebela, çaji i malit, luledielli, pambuku etj.

Nektari që në lule formohet veçanërisht në kohën e daljes së pjalmit nga thekët, tërthorazi luan rol në pjalmimin e bimëve.

Nga nektari që e shndërrojnë në mjaltë, bletët dhe insektet marrin lëndët karbohidrate, kurse nga pjalmi lëndët azotike, yndyrat, vitaminat e lëndët minerale.

k.a./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *