Autizmi mund të kurohet falë një medikamenti i cili ka mëse 100 vjet që është zbuluar dhe gjendet në treg, ka cilësuar studimi më i fundit.
Medikamenti i njohur si suramin, fillimisht trajtonte sëmundjet e gjumit, duke prodhuar rezultate pozitive tek të sëmurët vetëm pas një doze.
Mjekimi rezultonte efikas në trajtimin e gjuhës dhe sjelljeve sociale, si edhe aftësive bashkëpunuese.
Profesor Robert Naviaux, nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego, deklaroi se: “Në studim u përfshin katër fëmijë, dy të moshës gjashtë vjeç dhe dy të moshës katërmbëdhjetë vjeç. Fëmija gjashtë dhe katërmbëdhjetë vjeç të cilët morën suramin, thanë fjalitë e para në jetën e tyre vetëm një javë pas infuzionit të vetëm me suramin”.
Ndryshimet në sjellje përfshirë edhe ndërveprimin social apo lojrat, të folurën dhe shprehitë, qetësinë dhe fokusin, sjelljet e përsëritura dhe aftësitë bashkëpunuese, ishin ndër efektet pozitiv të kësaj kure. Ndërsa si efekt negativ, u cilësua skuqja e përkohshme e fytyrës.
Rezultatet e pabesueshme të këtij medikamenti kanë ngjallur shpresën tek prindërit të cilët kanë parë sesi fëmijët e tyre kanë reaguar duke krijuar kontakt viziv apo verbal.
Por, shkencëtarët kanë deklaruar se nevojiten studime më të mëdha dhe më të gjata, përfshirë doza të shumta suramine, për të lejuar hulumtuesit të përcaktojnë nëse përmirësimet vazhdojnë ose nëse shfaqen efektet anësore të papritura. /Tiranapost
