Ndërsa na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të funksionojë vetëm me katër anëtarë. Opozita kërkon rikompozimin e institucionit të administrimit të zgjedhjeve, pas shkarkimit të anëtarit të LSI-së, ndërsa kryeministri Berisha konsideron se zgjidhja e vetme e këtij ngërçi është rikthimi në detyrë i anëtarëve të larguar, ose paraqitja e kandidaturave të reja nga ana e opozitës.
Në takimin që zhvilloi sot me Komitetin e Vëzhguesve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, kryeministri Berisha theksoi se në kushtet kur Kuvendi nuk ka marrë ende vendim për të pranuar dorëheqjet dhe shpallur vakancat e tri vendeve të opozitës në KQZ, anëtarët e dorëhequr mund të rikthehen në detyrë. Si alternativë, theksoi ai, mazhoranca është e gatshme që, nëse opozita dërgon kandidatura të reja në Kuvend, t’i votojë ato në seancën e jashtëzakonshme.
Siç bën të ditur zyra e shtypit e Kryeministrisë, kryeministri i siguroi parlamentarët se qeveria shqiptare është tërësisht e vendosur dhe e angazhuar që zgjedhjet e 23 qershorit të jenë dhe do të jenë, zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në këtë kuadër, ai i njohu parlamentarët e Këshillit të Europës me urdhrin që ndalon përdorimin e mjeteve dhe burimeve publike për qëllime elektorale qëllimi i të cilit është krijimi i kushteve të barabarta në fushatë për të gjithë konkurrentët.
Nga ana e tyre, Anëtarët e Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës vlerësuan atmosferën e qetë politike dhe të civilizuar në të cilën po zhvillohet fushata elektorale, ku partitë politike po shpalosin pikëpamjet e tyre dhe aspektet e programit të tyre në shërbim të qytetarëve për mandatin e ardhshëm qeverisës, dhe nivelit të lartë të transparencës mediatike të përgjithshme në të cilat po zhvillohet kjo garë elektorale.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, në takim u theksua gjithashtu rëndësia themelore e pranimit të rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit nga të gjitha palët, për të mos u përsëritur situata e vitit 2009 opozita nuk njohu rezultatin.

Berisha ben lojra femojesh tani, kuh ishte i perjashtuar nga loja le te futet serisht, e shikon se nuk ka nga ja mban se po ja terheqin veshin nderkombetaret dhe tani flet per mundesin e riformatimit te KQZ-s
Duhen pese antar ne komisionin qendror te zgjedhjve te certifikoi fitoren historike te partis socialiste….Berisha e ka per detyre ti hape rrugen riformatimit te KQZ-s…….voto numrin 29 qe rezultati i fitores te jete sa me i thelle.
E gjithe bota demokratike me syte nga shqiperia ne keto zgjedhje, per te pare se sa do ti permbushe ajo kerkesat e BE per te bere zgjedhje te ndershme, por calimet e ketij procesi kane nisur kohe me pare e ende nuk jane zgjidhur sepse Berisha ka kohe qe e mbane peng KQZ-n……Rilindje
te shpresojme edhe ne qe zgjedhjet te jen te lira dhe te ndershme dhe fituesi me humbesin ti japin doren njeri tjetrit por kjo eshte e pamundur nga zoti berisha , por ne jemi te vendosur te mbrojme voten tone
Brekedhjerit te historise,te kapluar nga paniku i shkaterrimit qe do i beje vota popullore,i intereson kjo KQZ ne menyre qe te mos njihet fitorja e “Rilindjes” dhe humbja e tij katastrofike.Ky brekedhjere qe e ka terhequr zvarre ne gjirizin e tij Shqiperine,po shkermoqet cdo dite publikisht mbi te pegeren e tij.
Lutem “DITES” te mos e quaje me kryeminister; qekur ka filluar fushata ai eshte vetem kreu i PD-se.
shif mor shif cfare plere qe eshte mor, inskenime pa fund dhe manipuli antiligjore , kjo duhet te narre fund ku jane te huajt , ku eshte ligji? me keto do te merrni satusin ne ? skandale zhurme e madhe per te mos u respektuar ligji kur duhet te jete e kunderta
sali nuk mbahet pusheti me zor e me indsekenime te turpshe e kercenimet te ndyra qe ben ti, nuk te lejojme kete gje do ti denoncojme te gjitha rastet sepse ty po te vjen fundi populi po ta sheh fytyren e vertet, ne do ta mbrojme voten tone duke shpresuar ne zgjedhje te lira dhe te ndershme, ne mund tja arrijme
ja pra qe cdo gje ne kqz nuk e beri rama por berisha cdo dite e me shume ai fakton afera korruptive dhe tregon qe ligji per te nuk vlen, por kjo sdo ta ndal fitorene ps
Te njejtin muhabet ban ky. zgjedhje ma te mira se te kaluarat. Pra n q s here. E kaluar ka vjedhe 30% te zgjedhjeve tani do vjedhe 29% Premtim I mbajtur nga Berisha .. Zotni ne kemi nevoje per zgjedhje te ndershme dhe jo me te Mira se te kaluarat se te gjithe e dime se si kane qene
Deri dje,Berisha,ky hajdut votash dhe shpellar i shpallur botërisht,tha se “KQZ merr vendime edhe te mos vijne ata qe u dorhoqen!” Dajaku mbi shpellizmin e tij nga Europa sot e detyron malokarin te rikthejë mendje dhe te thote “te dorhequrit, mund te rikthehen ose opozita te sjell te tjere ne vend te tyre!”…Po përse ata bënë dorheqje?Sepse Berisha urdheroi gojmbullurit e emeruar deputete te shkarkojne perfaqsuesin e LSI,ne menyre te paligjshme!Duhet rikthyer ne KQZ ne rolin kushtetues qe patì perfaqesuesi i LSI!Asnje zgjidhje tjeter s’ka!Arbitri nderkombetar i BE duhet te ndeshkoje Berishen,per nderhyrjen e gabuar qe beri gjat lojes qe kish filluar…Meta duhet te protestoje dhe PS të mos pajtohet me c’thote shpellari malokar!