Republikë e re,
në muajin zgjedhor,
subjekt i spikatur,
vetëm për humor.
Lulashi kryetari,
që na flet me pika,
as e ka idenë,
se ç’është Republika!
Duhet që dikush,
t’i thotë Lulëzimit,
s’është asgjë më tepër,
se formë e regjimit.
Ne kështu e kemi,
që nga Dyzet e Gjashta,
po Lulashi grurin,
s’e ndan dot nga kashta!
Njëmbëdhjetë Janari,
dita e krijimit,
dhe nuk ka ndryshuar,
qysh prej themelimit.
Kemi veç një datë,
që nga “kohë e vjetër”,
dhe mbas Nëntëdhjetës,
s’kemi datë tjetër!
Normal mund të flitej,
për një Rend të Ri,
nëse do të ishim,
sot një mbretëri.
Para se Lulashi,
të hapë gramafonin,
duhet si fillim,
të lexojë Platonin!
Duhet që më pak,
të na çajë menderet,
sepse kjo që kemi,
i plotëson kriteret.
Tamam pas Kanunit,
kemi Parlamentin,
kemi Republikën,
edhe Presidentin.
Sot me presidentët,
na shkon puna mirë,
kemi një të zgjedhur,
dhe një në detyrë.
Republika jote,
s’është një lajm për ne,
se në gjithë kuptimet,
s’ka asgjë të re.
Se s’dihet aspak,
ku e ka sinorin,
gjersa ka me vete,
dhe Dash mbretërorin!
S’afron dot asgjë,
i zoti i ahurit,
kur ka dhe Sazanin,
nga Epokë e Gurit!.
A.DUKA

Republike e re me bolet e fishkura te sali berishes.
Hahahaaaaaa
Keshtu, kot po te pyes une ty or bejtexhi, perse te eshte mbushur mendja se je me i mire se ndonje ballist?