Ish-shefja e kabinetit të Ministrisë së Brendshme në kohën që drejtohej nga Saimir Tahiri, Silda Çepe, sot kandidate për deputete e PS-së në Tiranë ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së deputetit demokrat Arben Imami.
Duke iu referuar thënies së tij “Basha hoqi Topallin dhe vuri në listë shtëpiake që s’kanë bërë asnjë punë se kanë pjellë nga 3-4 fëmijë”, Çepe, e cila ndodhet e 22-ta në listën e PS-së jep shembullin e saj, si shtëpiake dhe si grua në karrierë.
Ajo thotë se ka lindur tre fëmijë dhe njëkohësisht ka punuar me kohë të plotë. Kandidatja për deputete nuk ia përton edhe me fjalë popullore. “Ndaj na marrsh të ligat, benimam!”, shkruan ajo.
STATUSI I SILDA ÇEPES
I nderuar benimam,
Unë jam një grua. Kam qenë shtëpiake gjithë jetën megjithëse kam punuar me kohë të plotë, sepse ti dhe benimamët e tjerë i shikoni punët e shtëpisë si punë grash. Kam lindur tre fëmijë. Nuk i kam pjellë, benimam, se lopët pjellin. Gratë sjellin në jetë fëmijë, engjëj. Fatkeqësisht disa kur rriten bëhen djaj të këqij.
Kështu pra, benimam, unë kam sjellë në jetë tre fëmijë, por kam një lajm për ty dhe benimamët e tjerë, numri i fëmijëve nuk ndikon as në profesionalizëm dhe as në shëndet mendor.
Po pse, o benimam, pse. Pse duhet ta lidhësh figurën e gruas me organet e saj riprodhuese? Se nuk është lojë e drejtë, jo për gjë, nëse ke guxim të luash.
Pra, benimam, dhe ju benimamët e tjerë, nëse një grua sjell në jetë fëmijë dhe sa fëmijë sjell në jetë, është puna e saj. A keni guxim të diskutoni profesionalizmin dhe aftësinë e një gruaje siç diskutoni ato të një burri? Se me thënë të drejtën, atë që ti dhe benimamët e tjerë e bëni nën këmishën që jua hekuros një shtëpiake, unë dhe shoqet e mia e bëjmë akoma më mirë, madje edhe duke hekurosur, edhe duke rritur 3-4 fëmijë.
Ndaj na marrsh të ligat, benimam!

Po shikoje moj motër.A nuk te duket benimami si kokeka?po kaun e pjell lopa moj motër,ndaj ai nuk del nga soji
Te ligen e ke andej nga ke bere femijet moj torollake.
@mark ukut
mark ukukukja ti je larve e ushqyer ne cesspool-in e cadres. Prandaj blogu i Ditas kundermon ere te keqe sa here qe zhgarravit ti ndonje rresht o trushplari i SHQUP-it
Kjo Silda i paska fjalet si gozhde!
E paska mberthyer keq kete Deshtakun e Saliut!…
Mark uk e ke gjetur baben biologjik se ju maloket i punoni ne fis grate, plus per te nderuar mikun qe u vjen per darke kur shkon shkon per te fjetur “tines” ne dhome i fusni nje nga grate e fisit per te dale sa me i plotesuar dhe i kenaqur “mysafiri”.
Bej ADN se do dalesh kopil, ne fakt ti kopil je.
Agron Lito:Per dijeni jetoj mbi 1800 milje lark vendit tim.Nuk kam as interesin ma te vogel se kush do fitoj ne zgjedhje.Po habitem me shqiptart qe i shkojn mbrapa nje njeriu nese mund ta quajm njeri sic eshte Edi Rama.Vetem shife si siedhet si vishet,ndonje dote ta po del lakuriq sic ka dale ne plazhet e Frances.Nje mashkull qe eshte martuar pes here cfar do ti thuash.Nuk po ju fyej sic keni bere ju.Nuk bie ne nivelin tuaj.Po nuk ju fajsoj se te till te ka formuar partia e punes,sot socialiste.Me vjen keq qe jeni kaq posht.